top of page

Pesë poezi nga Fatmir Terziu


Pesë poezi nga Fatmir Terziu


1. Dashuria


Në një zgjim yjesh

më ngelën në pupla resh sytë e tu

u veshën me jorgan vitesh

zjarri ishte blu.


2. Shtegtimi


Ku dhe si janë shpendët

udhëtime të largëta,

shpirtra të gjallë e të vdekur,

botë e përafërt,

a është Qielli një fjalë

apo vetëm një sy i largët?


3. Perceptimi


E këputa gjembin në trupin tënd

gishti ndjeu dhimbjen

e koha lëvizi shumë shpejt

kohëve të tjera

nuk e merr dot me mend

dhe trëndafili mbeti si ferra.


4. Përhumbja


Një kohë tjetër udhëton në mendjen time

pyet si një fantazmë

hapin e këpucës që më vrau fëmijërinë

nëse një ditë do të jetë e diel

e syri i hapur si një vrimë

gëlltit brenda një diell.


Në retinë pikturohet me fjalë e me zë:

…Kush nuk pret askënd,

nuk pyet asgjë.


5. Mesazhi


Klithi një zog!

Edhe fjalët më brutale

nuk do t'i godiste aq fort!...


Një foto e vonuar vjeshte,

një foto e nënës duke mbledhur gjethe.


… ezani nga ana e xhamisë më nxë,

nga ana e kishës dëgjohen këmbanat

Por unë... mbetem pa zë!...

Zogu bëzan për nanat.

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page