top of page

PESË FAZAT E RAKISË


PESË FAZAT E RAKISË Nga Ideal Serjani Sa lezet na ka shtëpia, Krekoset esnafëria, Kur zë vendoset dollia, Faza pes’ kalon rakia. dy-tre gota, faz’ e par’, Ndizet gjaku në damarë, Si kokoshi këngëtar, T’i ia merr që s’ka të sharë ! Faz’ e dyt’ me ecejake, -Pi dhe ca se nuk u plake, Dhe dy gota rrumbullake, Punon si DHELPRA dinake ! E LUANIT faz’ e tretë, Shfryn, buçet posi trumpetë, -Kush ma del, hallall ta ketë, Hem këtu, hem n’atë jetë ! Faz’ e katërt për të qar’, Mbushni gotat pa karar, S’i prapson ai qyqar, Pra ngarkohet si Gomar! Po e pesta ? Lum’ o lumë, Je në jet’, a je në gjumë ?! Nuk të hyn asnjë në punë, Bën si DERR e goja shkumë. Nuk të nxjerrin fare jashtë, Po të marrin hizmeçitë, Bëlldum, në katoq me KASHTË, Poshtë që nga qepengjitë

83 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page