Falenderoj: "Albanian Post" e "Fjala e Lirë" të Prof, Dr. Fatmir Terziu në Mbretërinë e Bashkuar të Anglisë-në Londër... që i dhanë publicitet të veçantë këtyre krijimeve, gjate 30 viteve në mërgim, duke më shtyjrë drejtë ribotimit të tyre, në librit tim te ri, me tregime te zgjedhura...
E shohë se mbarimi i këtij viti, "si në rrethim", në vënd që të më zhyste në izolimin "famëkeq" që na imponoi Covid-19-ta, na bëri edhe mëp energjik, për ta mundur atë, me besimin e optimizmin tonë njerëzor, me kujdesin e rregullin, me shpresën ndaj mjekëve e shkencëtarëve për ta minimizuar e zhdukur murtajën e padukshme. Po edhe me punën, kurajën, me krijimtarinë tone, drejtë afirmimit të metejshëm të artit e të letërsise, të skenës në vecanti e të librit, të veprimtarive artistike e kulturore e gjallërimin e publikut të "trëmbur", ndërkohë që ndaloheshin grumbullimet e manifestimmet e këtyre llojeve që kanë të bëjnë me shpirtin dhe jetën tonë, me "Vaksinën njerëzore." të mbijetesës në kohë Pandemie! Falenderimin e pare e kam per të gjithe ata krijues,-miqë të mi të pakursyer, studjues, botues e prezantues, qe u angazhuan në përgatijen, botimin e shpërndarjen e Librit tim "10 plus 1",me portrete artistësh, kushtuar 10 artistëve të skenës e të ekranit, ish studentëve te mi,-sot personalitete të kulturës tonë Kombëtare, të cilët e ndihmuan edhe financiarisht pensionistin Gjini për këtë botim që e ëndërroja qysh në ballin e jetës time! Gjithashtu, pa ndihmesën e Prof, Dr Përparim Kabo, si redaktor e autor i parathënies dinjitoze, të Prof. Dr Josif Papagjonit, si reçensent, të punonjëses shkencore, korrektores e artit grafik të Zonjës Mirela Milhai e të kordinatorit, Mjeshtrit të Madh, Mevlan Shanaj dhe sidomos të botuesit të ofsejtit "ENEA", nuk do ta kishim sot, në kushte të vështira pune e pandemie këtë Libër-Album, për të cilin u shpehën me veneracion edhe kanalet tona televizive, gazetaret Arta Marku në TVSH 1 dhe Valeria Dedaj ne Report TV. Po edhe libraren Arta Zeneli për punën e saj të kulturuar prezantuese për librat tanë. Falenderimin e dytë e kam për ndihmesën, publikimet e reagimet e dhëna rreth ribotimit në media, të 10 tregimeve te mia më të mira, në Rrjetin e mrekullueshm të Facebookut, të portaleve prestigjioze: Alb-Spirit të gazetarit Çerçiz Loloçi në Shqipëri e "Albanian Post" e "Fjala e Lirë" të Prof, Dr. Fatmir Terziu në Mbretërinë e Bashkuar të Anglisë-në Londër, që i dhanë publicitet të veçantë këtyre krijimeve , gjate 30 viteve në mërgim, duke më shtyjrë drejtë ribotimit të tyre, në librit tim te ri ,me tregime te zgjedhura....Do të shprehesha me falenderime të pakursyera për gjithë ata kolegë, miqë e lexues që u shprehën në favor të këtij botimi. Falenderimin e tretë e kam per ata artistë të përkushtuar, të cilët, në rrethimin izolues na mësuan se si mund të mbijetoje teatri edhe në "kohë lufte", sikundër ndodhi ne Dibrën e Madhe, ne Elbasan e në Pejë, ku do të merrja pjese aktive edhe pse i moshur, duke falenderuar sidomos artistët Ylber Nuredini në Diber, Adonis Filipin në Elbasan dhe Mentor Zymberaj në Pejë, të cilët më ftuan të jepia aty kontributin tim modest... Falenderimin e katërt e kisha për reagimet e ngrohta që me janë bërë gjatë këtij viti, për reçensat, analizat e studimet e mia kritike të teatrit e të dramaturgjisë, si edhe për homazhet e publikuara,-kushtuar atyre artistëve të mëdhenjë të skenës e të kinematografisë tonë, që na ikën nga jeta , para kohe, po edhe për ata krijues qe i kemi edhe tani mes nesh... Falenderimi i pestë i takon urimeve të shumta për time bijë, që e ka emrrin të njellojtë me Jezu Krishtin e festën e emrit, po në ditën e tij të lumnueshme,- festë e përbashkët kjo, që më bëri t'i lexoj i përlotur urimet e reagimet tuaja aq te bukura. Te gjitha keto anë të jetës time në mërgim e gjithandejë nga vete, gjate vitit të tmerrshëm 2020, më bëjnë të jem akoma plotë energji, humor e kurajo, si të isha unë autor i "Vaksinës antivirus". Rrofshi!
Athine 27-12-2020
Comentarios