PER ELENA SHEHUN GRUAN E THJESHTË QË DHA NJË SHEMBULL TË MADH


SHPENDI TOPOLLAJ

Ju nuk keni pasur rastin ta njihni Elena Shehun. Nuk do të keni dëgjuar për të, pasi ajo ishte një grua e thjeshtë, e urtë dhe pa shumë fjalë. Interesi i saj ishte familja, puna dhe shoqëria. Atyre që kanë lexuar romanin tim të parë “Lotët e Zambakut”, roman i cili është botuar edhe në Rusi, mund t`u kujtoj se Lena është njëra nga personazhet e mia. Kur burri i saj, shoku im i shtrenjtë Lutfi Shehu, nga mesi i viteve pesëdhjetë, ishte student në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Bregdetare në Riga të Letonisë, u dashurua dhe u martua me Lilën bukuroshe (Zambakun) me të cilën patën dhe një djalë që e quajtën Eduard. Kur Edi mbushi tre vjeç, megallomanit Enver Hoxha iu mbush mendja të prishej me Bashkimin Sovjetik, se gjoja N. Hrushovi paskej tradhtuar marksizëm - leninizmin dhe ai do e ndreqte. Por nga kjo aventurë e pa dëgjuar, erdhën disa pasoja që na kushtuan shumë, ku më e rënda qe ajo e shkatërrimit të të gjitha familjeve që ishin ndërtuar mbi bazën e dashurisë së pastër të djemve tanë dhe vajzave ruse. Kështu ngjau dhe me Lilën e pafajshme dhe djalin e saj të vogël, të cilët u larguan nga Shqipëria për të ardhur sërish pas më shumë se tridhjetë vjetësh. Ndërkohë, oficeri Lutfi që në roman mban emrin Lufta