
“Ky njeri që dhuroka tokë si të ishte vet Zoti?!”
PER DINJITETIN E FJALES...
Shqiptarët ndjehen mire, kudo ku janë, që dominuesit e politikës së Tiranës kujtohen hera-herës edhe për "fjalën e Lirë", madje edhe pasi dalin ne opozitë, siç është rasti i Sali Berishës. Akuzat ndaj diktaturës nuk shterin. Zor se ndokush i paragjykon si të pavërteta.
Por le të dëgjojmë ata që mendojnë se nga autorët e këtyre panegjirikëve që kanë pasur pushtet të gjatë në Tiranën e pas Rënies së Busteve, do pritej më mirë të rrëfenin çfarë bënë ata vet, për ato që s’bëri Diktatori: Lirinë, Dinjitetin, Mirëqenien e Njerëzve.
Është mjerim i madh të kandisesh të thuash sot fjalë asnjanëse apo të bukura për Diktaturën, kur mjaft të kujtosh qofte edhe veç Ambasadat e Pushtuara apo anijet e mbushura plot me shqiptarë në Durrësin e viteve të para '90. Është e turpshme kur shohim sot e kësaj dite shqiptarët që vazhdojnë të ikin "nga sytë…këmbët"...
E vërtetë se Sali Berisha, kur dha dorëheqjen, qershor 2013, kërkoi ndjesë për Ligjin 7501. Prej asaj dite, kurrë më nuk e zuri ngoje këtë Ndjese. Kur e pyetën më pas cilat ishin gabimet më të mëdha gjatë kohës që ishte në pushtet, nuk u kujtua të përfshinte mes tyre Ligjin 7501. (E zëvendësoi 7501-in me gabimin që zgjodhi Lul Bashën!)
Shtypi e Media nuk iu kthye kurrë më kësaj ndjese të Tij, sado që e ka Mikrofon te Hapur Zërin e si Opozitar i Së Enjtes. Pas as Ndjese Rasti, nuk provoi se ishte vërtet, thellësisht i penduar që Tokën e ndau sipas rregullit “atij që e punonte”, pra si shoku Enver në Reformën e 1945-ës.
Mbase Berisha u pendua për Ndjesën e 2013-ës, kur pa se edhe Edi Rama vazhdoi të zbatonte 7501-in dhe Reformën e Gjeneralit '45!
"Ta gëzoni Tokën, ju që e punoni!" u tha myzeqarëve të drobitur.
Myzeqarët qanin nga gëzimi dhe habia: “Kush qenka ky njeri që dhuroka tokë si të ishte vet Zoti?!”
Në njërin nga filmat e realizmit socialist (pa realizëm), (regjisorët e të cilëve vazhdojnë e dekorohen edhe pas vdekjes dhe mbahen si Mjeshtra të Mëdhenj e Ndere Kombi) fshatari i trullosur e pranon tapinë (e shokut Enver, sali Berishës apo edi Ramës).
Por, edhe kur s'e ka lexuar romanin “Fshatarët” e Balzakut, ku shkruhet se "Ai Që Ka Tokën Ka Luftën"), fshatari kërkon edhe një Vulë, në Shkresë. Fshatari kërkon një Shenjë Shteti, në fund të kartës, si ferman, të tapisë.
Jo "firmën si vetëtimë" të Qeverisë së Rigonit 44, as Dy Gishtat e "Me Ne Fitojnë të Gjithë", madje as të "1 Milion Shpullave" të radhës.
Në filmin e realizmit Socialist, komisari nxori revolen, shënjoi te vendi ku mungonte Vula e Shtetit dhe...turma e popullit të sajuar nga “Shqipëria Kinostudio e Re” e Kekove, shpërtheu në brohori: “Ne firmosim me Grikën e Pushkës, Plumbi është Firma Jonë në Tapinë e Sovranit!”
Erdhën vitet ‘90, Sali Berisha kishte të drejtën të Premtonte Liri, Mirëqenie e Dinjitet, por në qershor 2013 kërkoi ndjesë për Ligjin 7501. Kërkoi sërish ndjesë edhe kur provoi të ri-kthehej më 2021, kësaj here duke thënë se “aq dinin”! Si zgjidhje, meqë tashmë ishte vonë për abrogimin e 7501-it dhe s'mund ta premtonte dot kthimin e pronave dhe tokës, Sali Berisha premtoi, si alternativë, “hapjen e tregut të tokës”. Kësisoj, në rast të kthimit në pushtet të Sali Berishës, ish-pronarët do mund ta blejnë në treg ish-pronën e tyre?!
Tashmë, shqiptarëve u kanë ardhur në majë të hundës Fjalimet pa-fund të pas-ardhësit, Edi Ramës, që e kapërceu daljen në TV të para-ardhësit të tij.
Në Lushnjë e Myzeqe shtohen rastet kur janë gati të ta falin Tokën. Mbjellja e vjelja e shitja e produkteve të saj është bërë e pamundur, në konkurencë me Ballkanin e Hapur e çmimet që dikton Kanabisi.
Gjoja Fermerët janë kail ta lënë në dorë tokën, bashkë me makineritë, thjesht që ti tu urosh “Mërgim të Mbarë”…
Ndjesa është totalisht e kotë, Fjala në Gojën e Tyre e ka Humbur Dinjitetin. E udhës të kërkohen mënyra të tjera të hapin krahun.
(Shkrimi 22/02/2016, me dy fjalë kronike të mëpasme
댓글