
PERËNDIM LIRIK
Perëndimi vjen me bujë,
spërkat jod e kripë,
diellin e zhyt në ujë,
uji ngopet me dritë.
Gjersa dielli shuhet fare,
dallgët kalëron, e vjen,
e përnatëshmja shtojzovalle,
në fund të botës, më gjen.
Le gjurmën e zbathur në breg,
flokët me le t’ia shprish,
firoma buzën ia prek,
e paputhur, marroke, ik.
Sërish më ndjell së largu,
penduar e me trishtim:
“Për ty do vij edhe e m’plakur,
gjersa mos ketë perëndim.”
Comments