top of page

Perëndim apo ?!...

Updated: May 24, 2023




Perëndim apo ?!...

-Novelë


Perëndim i praruar...Gjithçka mbi tokë, mbi det e në sferën qiellore, duket mistike. Të tilla janë perëndimet e vendit tim.

Veç për një gjë kam të drejtë. Pasi kam vënë re magjinë e tyre dhe them me bindje, se, si perëndimet e vendlindjes sime nuk ka. Janë të veçanta dhe nuk ngjasin me njëri- tjetrin. I tillë është edhe rrugëtimi i jetës njerëzore. Ditët, javët muajt dhe vitet apo shekujt, nuk ngjasin me njëri tjetrin.

“Kështu ka ndodhur në historinë tonë kombëtare...dhe të të gjithë njerëzimit. Po përse vallë historia përsëritet edhe tani?

-Çudi! Pyet i habitur cilido dhe i drejtohet vetdijes:

-Ç’po ndodh me ne vallë?’

Çuditërisht të njëjtën gjë bëj si unë, edhe ti. Pasi u gjej përgjigjen pyetjeve, duke parë në ekran atë pasdite të zgjedhjeve, të asaj dite fatale për kombin, u futa në mendime të thella...

‘Eh, dynja, dynja! Çfarë nuk na shohin sytë dhe nuk na dëgjojnë veshët. Veçse vetëm Zoti e di dhe shikon një realitet të hidhur që jeton dhe bën batërdinë. Mjerisht rrota e historisë u kthye pas. Dhe kur?

-Sot, në kohët moderne.

E pabesueshme për ata që na vrojtojnë nga larg, por thellë në ndërgjegje ata shprehen:

‘Absurditet! Paradoksale!’

Po nëqoftë se?!

Oh, ç’them dhe unë?

-Më duket se ‘unë kërkoj thana në shëndre! Unë dua që e pamundura të bëhet e mundur...Po a ka mundësi vallë? Vrojtuesit apo analistët e mençur të shteteve të tjera kanë të drejtë që na kritikojnë, pasi jemi bërë gazi i botës dhe lodër në duart e kundërshtarëve tanë shekullorë që kanë dashur t’na çrrënjosin nga trojet tona autoktone.”

Me këto mendime të trishta që më sëmbonin shpirtin, u ngrita nga kolltuku dhe hodha vështrimin përtej xhamave të vetratës. Kur pashë shoqen time, të dashurën, bashkshorten që ishte përqëndruar me gjithë qenien e saj, me trup e shpirt në ekranin e kompjuterit, dola jashtë.

Po unë për t’i bërë shoqëri erdha, apo për të shuar dufin që po më merr shpirtin? Gjithë pyetjet që i bëra vetes do të ngelen pa përgjigjen e duhur, gjë që më mundon së tepërmi. Kjo dilemë ndodh, sepse e vërteta nuk ekziston dhe është shndërruar në një ekuacion me shumë të panjohura.’

Shkaqet e problemeve social-politike dhe pasojat që ndeshen në tru, fillojnë të përplasen e të ballafaqohen në ndërgjegjen time. Kjo marrramendje apo lajthitje e vetdijes, më shkaktoi një ankth të jashtëzakonshëm. Prej dhembjes së shpirtit më merrej fryma. Dola jashtë dhe mbajta këmbët. Në atë perëndim të veçantë e të praruar ajo qëndronte atje stoike, e zhytur në botën e saj si një ikonë lashtësie që kërkon të ringjallë historinë tonë të pashkruar apo të mohuar. Pse mos të them, për atë histori që në ç’mënyra të pamëshirshme e kanë transfomuar ditëzinjtë. Ajo gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur. Këtë mendim e shpreha me zë.

- E si mos të të vijë muza dhe të nxitesh për të krijuar diçka të bukur artistike apo sublime, kur gjendesh në një mjedis tejet joshës. Edhe gur apo dru të jesh, do ta shprehësh mirësinë që ndikon bukuria e stinës dhe natyra e qeshur, merrë një ngjyrë rrëzëllitëse, e cila flet vetë dhe s’ka nevojë për deklarata. Kurse druri prej ngazëllimit do të lëshoj filiza, degëza dhe gjethe të reja në ngjyrën e shpresës atë të gjelbër. Edhe guri do të vesh petkun me ngjyra të gjalla jete. Aq më tepër një njeri që ka ndjenja, natyra ndikon në jetën e tij duke e bërë atë më opimist.- ishte përgjigja e saj dhe sa tha e shkroi në kompjuter.

-Gruaja ime quhet “Aja” që, jo unë, po as ajo nuk e di pse e kanë quajtur kështu. Unë hamendësoj se lindja e saj ndoshta do të ketë qenë zanafilla e një etape të re jetike në familje ose mund të ketë ndodhur një ngjarje e rëndësishme. Kush e di, kush e di!

“Aja” qëndronte mes kopshtit magjik gjithfarë lulesh dhe ngjyrash që e kanë selitur me shumë dashuri nusja me djalin dhe nipi ynë i shtrenjtë, Raini. Në atë mjedis bijen në sy dy ullinj të lulëzuar dhe një ulli argëlidh ose ullastra, i mbjellë në një vazo. Binjake me njërin nga ullinjtë është një kajsi, e cila ka hedhur shtat në rrënjët e tij dhee ka nxjerrë kryet mbi Kurorën eullirit. Me shtatin e lartë ajo ngjet me një vajzë të re, krenare që tashmë është bërë zonjushë. Rreth tyre gumëzhijnë bletët që thithin nektarin nëpër miliona lule. Një portokall, një mandarinë kineze, një qitro dhe një limon, me shtatlartësinë që arrin mbi dy metra, duket sikur zilepsin ullinjtë. Mullagat shumëngjyrëshe, të bardha, të kuqe, rozë, çiklamin dhe me nuanca sikur u buzëqeshin bimëve më të larta. Është harbuar trëndafili dhe i përzili, i bën karshillëk trëndafilit rozë. Kurse karafilat vishnje e të bardhë me nuanca në mes, përkëdhelin lulet dhe bimët me trup më të lartë që bashkë me trëndafilat kundërmojnë atë perëndim dielli. Aromëmira Indrisha me lulet ngjyrë lejla, plotëson aromat e atij minikopshti të këndshëm. Pak më tej, mes tri rrënjëve Bonzaj ngre kryet me krenari Lule Bora me bohçet ngjyrë rozë dhe Orkidea plot me lule ngjyrë çiklamini që e zgjatin lulëzimin e tyre thuajse mbi tre muaj, të cilat konkurojnë njëra- tjetrën. Më të heshturat janë lule akulli, Aloe Vera dhe zambakët kryeneçe që ende nuk kanë çelur. Rrija mbështetur në kangjellat prej xhami të tarracës e i kundroja gjithë ëndje.

Pamja që m’u shfaq parasysh ngjasonte me një tablo artistike, e shkëputur nga një film që e ka emrin ‘jetë’. Aktorë të kësaj skene të bukur deri në magjepsje për vendin ku është sajuar kopshti, çuditërisht ishim ne të tre,‘natyra’ unë dhe ime shoqe, ‘Aja’. Në këtë rast ajo, ishte personazhi që luante rolin kryesor të filmit, apo teatrit. Kurse unë si një vëzhgues, po e zhbiroja atë dhe më dukej sikur do të hyja në mendimet e saj. I ngërthyer dhe i ngashëryer pas pamjes mahnitëse që më bëri të pendohem për shumë gjëra, vështroja i mahnitur dashurinë e jetës sime për vullnetin që e karakterizon. Kemi një jetë bashkë. Atëherë çfarë po më bën kaq shumë përshtypje? Unë shikuesi, ashtu i mbështetur te xhamat e vetratës, ndieja lotët që rrëshqsnin të lodhur nga pritja e gjatë për një jetë më të mirë.

Ajo grua e vuajtur më rilindi jetën duke më siguruar trashëgiminë e genit me dy fëmijë të mrekulluehëm. Papritur iu afrova dhe po e ndiqja me kujdes teksa shtypte tastet e kompjuterit.

-Edhe pse je e sëmurë, ti nuk qëndron pasive, po punon me një pasion të paparë.

-Ky mjedis ëndjesjellës jo vetëm mua,por këdo e fton që të shkrihet e të bëhet njësh me natyrën.

-E dashur, të lutem puno më pak. Mos harro se nuk duhet të lodhesh, duke punuar me kaq ngulm.

***

Vijon...

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page