top of page

PERËNDIA ME BLUZË TË BARDHË


Vullnet Mato

Vullnet Mato


Kot na trembi koha atomike,

me parakalim raketash bërthamore,

djalli kish armën mikroskopike,

për Luftën e Tretë Botërore!...


Kjo armë, që nuk e sheh syri

të kap për fyti, brenda në gojë,

s’e kupton nga erdhi, si hyri,

në mushkëri të të pushtojë...


Kot mbajtën arsenalin në brez,

si Amerika edhe Rusia,

ruhuni, shfaros virusi kinez,

o miq dhe mikesha të mia!


Mos e mbani gojën hapur,

mos dilni fare nga shtëpia,

harrojeni dorën e zgjatur,

se përballë qenka batërdia!...


Pasanikët e lakmisë monetare,

kot u krekosën nëpër kolltuk,

paraja s’ka ç’u bën hiç fare,

kot lanë të varfrit pa bukë...


Të ndihmojnë ata të mjerë,

ngujuar prej muajsh në çadra

pas tërmetin nën shi dhe erë

tani virusi i ndjek nga prapa.


Djalli nuk na fal, po na kapi,

na merr frymën pa u ndjerë,

ai na ndjek hap pas hapi,

na lumtë po shpëtuam këtë herë!


Shpresë të madhe këtë radhë,

kemi vetëm te Perëndia,

Zoti ka veshur bluzën e bardhë,

dhe po shërben te mjekësia...

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page