
Perëndesha ime
Nga fatmir Terziu
Kujtimet emblemë,
besohet se janë brenda çdo njeriu,
nga (ri)ngjallja e një kujtimi
nga një ëndërr,
për të qenë dëshmitar i një fakti në jetë
dhe për të rruajtur një jetë të debateve të vogla
(jeta nuk është thjesht një kuletë!)
se kush
dhe kush
(jashtë kuletës)
e mbushi dhe e zbrazi atë në të vërtetë,
ose edhe mitifikimi i ngjarjeve
para se të ekzistonte epoka e kujtesës.
Unë i shoh ato kujtime të fshira,
si një zog që sapo fluturoi larg e larg,
përfundimi i humbur
për të bredh
në të pavetëdijshmin (emocion) me gjemba,
duke fluturuar ulët,
shmangia dhe pushimi deri në orët e vona,
për të qenë në gjendje të cicëroj ekzistencën e saj
(memorjen që u shtua me nge)
në ëndrrat e paskaj...
…që përpiqen të më bëjnë të ditur se mbetën atje.
Ndërsa u rrita,
dhe zogu filloi të kacafytej në degët e mia,
fillova të adhuroja konceptin e kujtimeve të rreme
sikur memorja të ishte zoti im,
unë u luta (sipas Frojdit)
dhe e admirova atë,
për momentet kur koka ime do të shpërthente
nga ato cicërimat e zogut,
unë fillova të përhumbem pas saj si në shok,
duke shpresuar se ajo do të më bindte të dëgjoja,
(atë memorje)
se ajo do ta bekonte atë zog,
më jep një moment heshtje.
Sepse ato cicërima që unë i desha,
të cilat ushqeheshin gjishëm tek buza ime,
më kthyen memorjen nga Perëndesha.
Bukur shume