Nga Eli Kanina
PENGJE TË GURËVE -Odise Kote
Nëse Ismail Kadare me letërsinë e tij na shpie mrekullisht në Gjirokastër, shkrimtari dhe gazetari Odise Kote na e shpalos në mënyrën më të bukur e të vërtetë Gjirokastrën, duke na mbajtur fort aty me argumentin historik, të zbulimit arkeologjik, të bindjes fetare, të traditës dhe trashëgimisë kulturore të saj, me qytetarinë, me politikën, me gjeografinë dhe pasuritë e saj shumë dimensionale... Për shkak të origjinës së tij, të dijeve dhe kulturës së gjerë, të studimeve dhe eksperiencave, të pozicioneve të punës, por edhe të kontributeve të tij si qytetar që jeton e punon në Gjirokastër, Odise Kote mbetet sa bindës dhe interesant, në bisedat e takimet me të... Por edhe më bukur, Gjirokastra lexohet me talentin e penës në librat e tij, që këtë herë na vjen me përmbledhjen në poezi “Pengje të gurëve”! Kënaqësi të jem sot bashkë me mikun tim Mark Simoni dhe autorin Odise Kote, në kafen e mëngjesit, me një bisedë të bukur, plot me rrëfime e emocione, si dhe me këmbime librash ...! Urime për botimin e ri me poezi( një befasi për mua pas profilit tënd në prozë) dhe suksese penës tënde gjithsaherë të bukur Odise Kote!
Comentários