top of page

Penduli i lёkundjeve narrative tё shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli


Fatmir Minguli

Penduli i lёkundjeve narrative tё shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli

(Shёnime kritike mbi romanin e Kostandin Voglit “Treni i jugut” Toena, Tiranё, 2015)

“Kostandin Vogli gdhendi njё vepёr tё madhe!

Kjo ёshtё e vёrtetё, jo thjeshtё se rrahu njё temё pak tё njohur

nё letёrsinё tonё, por edhe pse e trajtoi atё me mjaft vёrtetёsi”.

Bardhyl Maliqi, nga parathёnia e

romanit ”Treni i jugut”

Kostandin Vogli, tashmё autor i disa romeneve dhe vёllimeve me tregime, me romanin e tij “Treni i jugut” paraqitet nё skenёn e letёrsisё shqiptare si autor origjinal dhe tepёr i fuqishёm nё trajtimin e jetёs sё shqiptarёve.

Titulli i romanit “ Treni i jugut” qё ndryshe dhe pёrkohёsisht u quajt po nga autori me emrin “Robёr lufte” ёshtё mё se i gjetur, njё konçentrim tejet mbresёlёnёs pёr tё gjithё subjektin qё fshehin faqet e kёtij libri.

Eshtё mё se e arsyeshme qё janё shkruar shumё vёshtrime dhe analiza pёr kёtё roman, gjithashtu ёshtё dhe njё vlerёsim qё kritika letrar jep pёr vlerat e shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli. Por ky roman e ka lёnё tё hapur vetevetiu rrugёn pёr vlerёsime tё vazhdueshme, kritika pёr çёshtje tё ndryshme dhe opinione.

Ndonёse i njohur vonё me kёtё roman, si bregdetas nё origjinё shpreha dёshirёn qё tё shkruaj edhe unё pёr romanin “Treni i jugut”, vepёr e shovasjotit Kostandin Vogli.

Poeti Bardhyl Maliqi me plot tё drejtё shkruan se ky roman ёshtё pak i rrahur nё letёrsinё tonё. Po, ёshtё e vёrtetё, i vetmi roman qё ka ngjasim teme ёshtё “Nata e Ustikёs” e bregdetasit tjetёr, Petro Markos.

Romani “Treni i jugut” ka vetёm temёn tё ngjashme por ka njё veçori tjetёr, atё tёnarracionit krejt tё veçantё, njё mёnyrё thurjeje tё subjektit me stil interesant.

Eshtё shkruar shumё nga analistё tё ndryshёm se ky roman shpreh vuajtjet e bregdetasve dhe shqiptarёve nё pёrgjithёsi nga nazizmi, pёr afёrsitё dashamirёse tё shqiptarve me hebrenjtё, etj. Janё analizuar bukur dhe linjat kryesore tё romanit. Pa dyshim qё kёto qёndrojnё, se nё fund tё fundit, kёto janё dhe qёllimet qё do tё arrijё autori i romanit, prandaj nuk do ndalem nё to.

Por romani ka dhe vlera tё tjera, tё cilat e veçojnё “Trenin e jugut”, njё nga tё cilat ёshtё patjetёr mёnyra se si e ka stisur ky shkrimtar subjektin, se si ka arritur qё tё shpallё kёtё pёrcaktime tё mёsipёrme qё i janё bёrё romanit tё tij. Duhet parё jo vetёm nga jashtё, por nga “brenda”.

Kostandin Vogli duke qenё njёherёsh piktor, mekanik i shquar nё kohёn e vet, disenjator, dekorator, fabulist, autor tregimesh dhe romanesh, ёshtё dhe kёngёtar i tё famshmes isopolifoni tё bregut.

Atёhere, a ka mundёsi qё ky mozaik profesionesh dhe preferencash qё ka ky njeri, kur shkruan njё roman, ta shkruaj atё nё linearitet tё thjeshtё? Jo, e pamundur! Ashtu siç ёshtёnёn magjinё pёrthithёse tё kёngёs labe apo himariote ai e nden veten tё kudondodhur, me trup e mendje tё shpёrnadarё nё hapёsirat marramendёse tё Bregut tё Poshtёm, e qёkalon nё ngjarjet jashtё Shqipёrisё, nёpёr Janinё, Shkup, Beograd, Vojvodinё, nish, Novi Sad, e mё tej nё tokat hungareze, austriake e gjermane.

E gjithçka qё pёrmenda mё sipёr derdhet nё lumin e romanit “Treni i jugut”.

Dy pesonazhe kryesorё, Gjergji i bregdetit dhe Martha, vajza ebree nga Janina, njihen nё kohё tё internimit nё kampet famёkeqe tё nazizmit, nё kampin e Mosburgut. Rreth tyre janё bashkёvuajtsit shqiptarё, bashkёfshatarё tё Gjergjit dhe tё tjerё, janё personazhe tё kombёsive tё tjera si rusё, polakё, ebrenj, gjermanё etj, etj. Por mes kёtyre personazheve dallon dhe kapiteni, shef i Gestapos, Gerard Obverger, qё pёr mendimin tim merr vlerat e personazhit tё tretё tё rёndёsishёm.

Ngjarjet e njёpasnjёshme tё romanit tё njohin me vuajtjet e tё internuarve, janё tё shkruar plot me vёrtetёsi dhe emocion, deri sa tё shkon mendja sikur vetё autori i ka kaluar ato situata.

Por ajo qё dua tё theksoj ёshtё mёnyra e shtjellimit narrativ tё atyre ngjarjeve, tё ngashmet, shpesh tё lexuara edhe te Remarku te libri i tij “Shkёndija tё jetёs” apo nё shumё libra dhe filma tё tjerё tё autorёve europianё apo amerikanё.

Nё romanin e Kostandin Voglit bien nё sy artificet e antitezave tё cilat pёrforcojnё emocionet dhe e çojnё lexuesin me magjinё e pendulit magjik herё nё kthimin nha internime e herё nё udhtimin drejt internimit. Eshtё shprehur kjo me antitezёn “treni i jugut- treni i veriut”, me “Gjergj-Gerard”, “popull i thjeshtё gjerman- nazistёt”, “partizanёt-nazistёt”, etj.

Autori nuk ёshtё gjithmonё nё vet tё tretё, por janё Gjergji. Martha, Harrallambi e shumё tё tjerё qё tregojnё. Treni i jugut ёshtё simboli i dashurisё njerёzore, ndёrsa treni i veriut simbol i bishёs naziste. Tregimi i Marthёs nё vagonin e trenit tё kthimit nё jug, ashtu nё krah tё bregdetasit Gjergj ёshtё tejet emocionues, nga mё tё bukurit nё roman, njё lloj personifikimi i femrёs ebree. Ajo mes tё tjerave thotё: “Kushtoju vёmendje anktheve tё njerёzve…”

Dhe mendonte pёr diferencat mes Gjergjit me zemёr tё madhe dhe kapitenit Gerard me pamje tё bukur…

Antitezat edhe pse shfaqen kohё e pakohё janё parabola tё kalimit nga njё gjendje nёtjetrёn pёr tё gjithё personazhet e internuar. Kёto parabola janё dhe boshti struktural i romanit ku mbizotёron meditimi monologues. Kёsisoj romani del nga “shinat” e njё roamni tё zakonshёm ku ngjarjet janё disiplinuar nё kohё dhe hapёsirё. Kёto kapёrcime janёpenduli magjik i narracionit tё Kostandin Voglit, i cili çdo aspekt nё roman e ngjason me rregullat e mbajtjes sё isosё nё kёngёn labe dhe himariote.

Autori nuk harron tё sjellё skena tё mrekullueshme, meditime rreth dashurisё duke engritur figurёn e femrёs shumё lart, bukurinё e saj nё fytyrё dhe shpirt. Diku do tё ketёlexuar kёtё sentencё kur pёrshkruan bukurinё e Marthёs: “ Çfarё vlere do tё kishte ari, diamantet e rubinёt, po tё mos ishte gishti, qafa dhe veshi fermёs!”.

E fill mbas kёsaj dukurie nё roman vinё karakteristikat e shqiptarёve nё Gjermani, nёkthim nё Greqi, me italianёt, grekёt e deri sa vinё nё shtёpitё atёrore. Dinjiteti i kёtyre burrave tё Bregut tё Poshtёm ёshtё poliedrik, i argumentuar dhe me masakrёn qё bёnёnazistёt nё dy fshatrat e Bregut, Nivicё- Bubar dhe Shёnvasil e me ngjarje tё tjera tёinternimin nё kampin e Mosburgut.

Duke bёrё kёtё lёvizje lёkundёse tё ngjarjeve, romani kthehet nё njё qenie tё gjallё ku “ autori nuk e kёrkon ai ngjarjen po ёshtё ngjarja qё e kёrkon autorin”.

Skenat hyrёse dhe dalёse nxjerrin nё pah artin mjeshtror tё autorit, skena qё tё japin pёrshtypjen se po lexon skenarin e njё drame, e kur nuk e di se cila skenё do jetё sipas radhёs, se ato s’kanё radhё, ato dalin vetvetiu pa “lejen” e autorit.

Portretet gjithashtu pikturohen si padashje, ato ndёrtohen pёrmes dialogjeve apo medituesve, pёrmes ngjarjeve dhe pёrmes monologjeve, kryesisht tё Gjergjit.

Kёshtu mes portreteve tё Gjrgjit, Marthёs dhe Gerardit, shkrimtari Kostandin Vogli ndёrton trekёndёshin shqiptar-ebre- gjerman, njё trekёndёsh, ndoshta ekzistent ndёr shekuj… ёshtё meritё e autorit qё me modesti krijon kёtё raporte tё kёtij trekёndёshi, gati- gati si njё pёrcaktim studimor.

Nёse do kёrkoja njё kritikё pёr romanin “Treni i jugut”, ajo do tё ishte vetёm pёr epilogun e romanit. Dashje pa dashje, autori e pёrjashton personazhin kryesor, Gjergjin duke vendosur njё personazh tjetёr, nё kthimin pas gjashtёdhjetё e katёr vjetёve, pra nё ditёt tona, nё fshatin gjerman ku punoi pranё asaj familje tё mirё gjermane.

Por nuk ёshtё difekt qё ndikon nё strukturёn narrative tё romanit. Nёse nё romanin ePetro Markos ka dy linja bazё tё romanit, ajo e dashurisё mes shqiptarit Andrea dhe sllaves Sonja dhe linjёs sё dytё, terrorit tё fashistёve italianё, romani “Treni i jugut” ka shumёlinja, linja pa fund tё cilat lёkunden mes tyre por nuk pёrplasen gjёkundi. Eshtё mjeshtria e Kostandin Voglit qё nuk i le tё pёrplasen e kёshtu tё na japё romanin qё do jetojё shumё gjatё, sepse siç e ka thёnё dhe Gabriel Garsia Markes “ Tё kujtosh ёshtё lehtё pёr ata qё kanё kujtesё, tё harrosh ёshtё vёshtirё pёr ata qё kanё zemёr”.

Prandaj nuk duhet lёnё pa vёnё nё dukje dhe artifica e emrave tё disa personazheve, tёcilёt Kostandini i ka nxjerrё nga mbiemrat realё tё fshatrave Shёnvasil dhe Nivicё Bubar si Gurma, Kumiu, Qofiri, Shqevi etj. Kjo ka lidhje edhe me faktin se Kostandin Vogli ka ditur tё thurё shumё me finesё ngjarjet e vёrteta me ato tё trillerit.

Kostandin Vogli hyn te ata qё nuk harrojnё lehtё se zemra e tij rreh pёr njerёzit e vendit tё tij, prandaj i dhuroi kёtё obelisk po tё shkruar nё letёr.

Durrёs mars 2020

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page