PENDIMI



Lela Kokona Dardha

PENDIMI - Pjesë nga romani " Me sytë nga deti"

.....Fillimi për mua ishte shumë i vështirë.Se kisha shkelur kurrë Italinë.Kalova goxha kohë pa punë. Së fundi gjeta një shteg tepër të ngushtë për të mos u endur më, - heshtje dhe një frymëmarrje e rënduar. - E cili qe shtegu që të çoi në rrugën e duhur Mira?- Pyeti sakaq" Bela". - Shtegu që më çoi në ...,- ajo përpiqej që ta mbushte atë hendek që ekzistonte ndërmjet tyre. Fliste me një ton të ftohtë e të pezmatuar.- - Dëgjo Bela, ishte heqja dorë nga pritshmëria dhe shpresat e mia duke zgjedhur një jetë më të mirë e jo endacake. Humba nderin Bela.Përpjekja për të qenë më mirë , më ka bjerrë virtytet .Për një kohë të gjatë asgjë s'më gëzonte,as muzika, të cilën e pëlqeja aq shumë. - Si? Me vetëdije apo...?- mblodhi vetullat duke i hedhur ca shikime zhbiruese, me një pamje agresive e me një zë disi më të lartë habitës. - Pothuaj e vetëdijshme. - Sytë e Belës u krodhën akoma më thellë brenda zgavrave të saj. - Kudo ku gjeja ndonjë punë edhe si sanitare, më kërkonin të njëjtën gjë, nderin. Sëfundmi u punësova në një klinikë dentare, në një laborator protezash.Pas pak kohësh,doktori, pronari klinikës, filloi të më komplimentonte mënyrën e të veshurit, krehjen e flokëve, shijet e mia. Atë ditë po punoja e qetë në ambjentin tim, kur dera u hap dhe hyri në mënyrë solemne doktori. Shkoi te tryeza , mori shishen e konjakut, mbushi një gotë dhe e ktheu me një lëvizje të stërvitur. Më hodhi një vështrim ngultas e më tha: - Ti ke arritur deri këtu ku je, me forcën e mëndjes e të shpirtit tënd.Ke tërhequr vëmendjen e njerëzve që të rrethojnë. Je një person i llastuar, me sa duket nga hiret e tua të bukura.- Kuptova se ai kishte pirë.


- I vlerëson njerëzit sipas gjykimit tënd.Mënyra sesi një njeri flet, shërben si masë për vlerësimin e tij. Të ngjall vlerësim eleganca, ose përbuzja kur është njeri i rëndomtë,- i thash. - Gjuha jote brisk, tregon se asnjëherë s'ke qenë në hall për të gjetur fjalën që duhet. - Hë, ç'je zbehur kështu? - Zakonisht këtë nuancë zbehje kam,- nëpërdhëmba pasi isha në përpjekje për të rregulluar një protezë. - Po, Po kur them që je zbehur, dyll, si lule kungulli je bërë. Mos ke qenë sëmurë natën ? Dukesh sikur ke lënguar prej ditësh... Mos vallë ndonjë sëmundje mëlçie, hepatit apo verdhëza si i thoni ju shqiptarët? - Pse po ma ndjell tersin doktor?- më bëri shenjë me dorë, " çohu"! - Si? - Po më shqetëson shumë kjo pamja jote! - Ju falenderoj për merakun që tregoni për mua,- ja ktheva,- por jam shumë mirë siç e sheh! - Ra në mendime. Vështroi telefonin i shqetësuar duke mërmëritur. - E di çke ti, hajde të bëj një injeksion qetësues.-Fliste dhe sytë i xixëllinin. E shihja thellë sesi sytë e tij tepër të çuditshëm dukeshin se po veniteshin.Vërdallosej të turbullonte ujërat e të më çorodiste shpirtin. Mori sërish një gotë konjak për të ripërtërirë fuqitë e tij. - Hë, lëviz de! - Më duket doktor se je mësuar tua imponosh vullnetin tënd të tjerëve. - Jo, shoh aftësitë e tua për të mohuar vetveten. Kush di të bindet di dhe të ....komandoj po them . - Mos donit të thoshit se di të nënshtrohet doktor? S'jam aspak e sëmurë , po them se ndjehem mirë.Jam frikacake, si duroj dot. Më kanë bërë një herë reaksion e tani dridhem kur e kujtoj.Shkova der në buzë të varrit,- u përpoqa të kundërshtoja. - Mos kundërshto, - më tha. - Qenka njeri imponues!- shtoi Beti. - Jo, ishte pija që ia impononte të ishte i tillë. - Pastaj ç'ndodhi Mira? -E di si më tha? - Mos vallë s'ke fjetur ngase të thashë dje se do të mbaj njëherë tre muaj në provë, e pastaj shohim? Por unë të thash edhe për mundësi rritje rroge.Në atë çast pikasa lumturi në sytë e tu Mira. - Po, vërtetë u gëzova sa doja t'ju përqafoja si një shpëtimtar.- Doktor, më gëzoi fakti që nuk jeni Ksenofob.Ai që është i pajisur me sensin e humanizmit, nuk mund të jetë i till, - i thash, - vazhdonte të tregonte odisenë e saj Mira. - O, atëherë nuk je vonë Mira! Hë hidhu , ja ku jam! - psherëtiu i lehtësuar. Atëherë kuptova se isha adhuruesja e tij.Duhet të kesh sy të mprehtë të shohësh rreth teje një kurorë drite e cila dikur nuk vezullonte kaq fort nga çështë sot.- Sytë e tij filluan ti shndrisnin mes zbehtësisë së fytyrës. Dukej se vetëdija e tij ishte paralizuar. - Pse po më vrojton aq shumë doktor? - Po të vrojtoj se më duket se mbeta nën ndikimin magjepës që buron nga bukuria jote,- fjalët e tij më prodhonin ca ndjenja rebeluese.Më dukej sikur përdorte ato simbole fyese të një sundimtari për të nënshtruar me atë fuqinë e tij. Filloi të binte në një gjendje të habitshme .E di si më tha pas gjithë asaj vërdallosjeje? - Kur erdhe ditën e parë, pikasa sesa e zonja je për ti bërë ballë çdo llojë pune, apo veprimi.Ndjeva se ti kishe nevojë për dhimbsurinë time. Atëherë vuaje ti, tani po vuaj unë.- Edhe se ishte i dehur fliste qartë e rrjedhshëm.-Ja këtë bënë rastësia, mbreti i botës, nuk thonë kot, na bashkoi. Qeshte i entusiazmuar sa i dridheshin supet.Shtiu gishtin në vesh e kruajti. - E çdo na bjerë shi më duket! Tani, mbylle derën kryesore se ....- Në fakt, ai kishte vërtet një hir dhe finesë të pashoqe, por kurrë nuk pata atë ndjesi si ai .Besova verbërisht në bujarinë dhe drejtësinë e natyrës së tij njerëzore. Por mbi të gjitha, më vonë mësova se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.Ishte shumë më i madh se unë . - Vërtetë? - Po.Pak kohë pasi u lidha me të mësova të vërtetën e tij. - U tundove Mira ? - E di ti se në çaste mërzitje njeriu i kërkon këto momente hareje? - Dhe? - Dhe pranova Bela. - Si munde të pranoje një gjë të tillë Mira?! - Ishin momente tundimi Bela.Nuk mund të them se përdori forcën e një burri, por nuk po shkëputej dot nga ajo ndjesi. Arsyetimi im ishte mbi peshën e paduruar të të jetuarit.Po jetoja në një vetmi të dhimbshme. Isha një vajzë e re e mbyllur në botën e vetmisë.Nuk mund të gjeja më forca për të ndryshuar realitetin.Kështu vazhdoi kjo lidhje për një kohë të gjatë, derisa një pasdite më priste në parkim një grua mjaftë e shqetësuar: - Ti je Mira, ajo vajza shqiptare? - Po, - u përgjigja e habitur. - Jam gruaja e Frankos,- më tha.- Respektoje burrin tim por jo ta duash, se e dashuroj unë prej shumë vitesh! -Sytë e saj të çaplyer e të skuqur po mundoheshin të lexonin brendinë time pa i ulur qepallat fare.- Sa e pacipë që qenke o njeri! - Vazhdoi të qëndronte në qetësinë e saj.- Sa me kurajo të madhe kërkon të bësh atë që don! Të është mbushur mendja se paske të drejtë mbi çdo jetë mashkulli që i pëlqen syri yt për vetëkënaqësi. - E tmerrshme, ajo kishte të drejtë Mira! - Po, më dolën djersët e helmët. Atëherë kuptova se po shkatërroja një familje, por padashje.Tentova ti thoja se nuk e dija, por sigurisht që nuk do të më besonte...


22 views0 comments

Shkrimet e fundit