Pavarësia e Kosovës dhe përkrahja Britaniko-Amerikane

Gëzuar pavarësia e vërtetë e Kosovës kombi shqiptar!

Agim Aliçkaj*

Liria, pavarësia, demokracia dhe ndryshimet politike


Kur mbaroi  lufta , ish- presidenti  i SHBA-s Bill  Klinton, gjatë vizitës në Kosovë, pat thënë: “E  fituat  luftën- duhet ta  fitoni paqen”. Ishte kjo një porosi e qartë për të gjithë ata që marrin vesh pak në politikë.

Është një thënje e drejtë, shumë e rëndësishme dhe gjithëmonë aktuale. Liria është e shtrenjtë, vështirë fitohet por lehtë mund të humbet, ruajtja e saj kërkon punë  të madhe, vigjilencë dhe sakrificë të përherëshme.