Teksa eci rruges,s'këqyr njeri, Shpejtoj gjithnjë per diku, Po syri patronazhistit në pusì rri, Vështron ,zhbiron tutje e tëhu...
Me një vështrim ironik,shpotitës Kapelen time republike sheh. Sikur e mberthen nje grip ngjitës, Në ekstazë përgojimesh veten deh,
E thur ca fjale që edhe vet S'i bëhet se i beson Ca fjalë që ngrihe si retë Shi mllefesh e shpifjesh lëshojnë.
Kështu iu ngjit njerzve nofka, Ca bishta me romuze ,ca fjalë. Keto specje që s' i zhduku koha , Po shtohen si krisja në arë,
Kur fjalët krejt rastësisht , Veshi mi kap padeshirë Më ngjan ky njeri atavizem me bisht Si një gjarpër shullëri i pështirë.
S' më bëhet të përballem të qëndroj S' denjoj t' ia hedh as sytë Më duhet të rend,të vrapoj Ku rrezja e ëndrres ëndërrit...
Comments