top of page

PASIONANTI I PENËS POETIKE


Vullnet Mato


Mund të jetë sëmurë rëndë me pandemi,

por s’mund të lëngojë, pa shkruar poezi.

Mund të pengohet, të dal nëpër lagje,

por s’e pengojnë dot, të shkruaj vargje.

Mund ta mbylli dimri brenda në shtëpi,

por nuk e mbyll ditën, pa shkruar poezi.

Mund mos hajë shijshëm e pijë ujë burimi,

por nuk rri dot pa vargjet, me tone gëzimi.

Mund të ushqehet, vetëm me bukë dhe ulli,

por trurin, do ta ushqejë, me të ëmblën poezi.

Edhe po të ketë kaluar natën, me pagjumësi,

të nesërmen, do të shkruaj vargje, gjithsesi.

Mund t’i ketë të mangëta, rruazat në gjak,

por pasioni për poezi, s’do i mungojë aspak.

Mund të ketë në zemër, rrahje me aritmi,

por do ketë ritmin ditor, të shkruaj poezi.

Mund mos shijojë frutat e pjekur të vjeshtës

Por s’rri kurrë pa përtypur rrokjet e vjershës.

Mund mos takojë shokë, kur bie borë e shi,

por poezitë që shkruan, do i bëjnë shoqëri.

Mund të ketë halle e vuajtje, si çdo njeri,

por të gjitha i përmbys, kur shkruan poezi.

Mund të rrijë disa ditë, pa bërë dashuri,

por nuk rri dot asnjë çast, pa bërë poezi...

Krijuesi i ka dhuruar atë pasion të rrallë,

që t’i këndojë përbrenda, zëri i bilbilit

dhe s’mund ta shmangë, sa të jetë gjallë,

se poezinë ka melodi jete, këngën e shpirtit...

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page