
Pasiguritë profesionale na bëjnë të dëshpërohemi.
Në Budapest erdhi për t’u mjekuar profesori im i anatomisë. Ai ishte doktor shumë i ditur dhe shumë i vlerësuar prej të gjithëve, por për fatin e tij të keq ishte i sëmurë rëndë. E shtrova në internën e Klinikës Nr.2 të Budapestit. Që në ditët e para në spital, marrëdhëniet e tij me të gjtihë doktorët e klinikës u thartuan. Ai e njihte mirë gjëndjen e tij dhe sa hynin doktorët në dhomë, i bombardonte me pyetje dhe kërkesa mjekësore, të cilat doktorët nuk mund t’I plotësonin. Doktorët e dinin, që ai nuk kishte shpresa shërimi dhe nuk ishte e lehtë për ata, të përballeshin cdo ditë me profesorin e sëmurë. Gjëndja u bë dramatike dhe arriti puna sa profesori im kërkonte nga unë t’i ndroja spitalin dhe ai t’i linte këta doktorë injorantë, ndërsa doktorët cdo ditë kërkonin nga unë, që ta nxirrja nga spitali këtë të sëmurë pa shpresë dhe të bezdisshëm për ta. Kushdo që ka punuar në Spital, e ka vënë re se herë pas here, tek doktorët, në shkallë të ndryshme në vartësi të temperamentit të tyre, ndodhin momente depressive. Doktori ndjen se përpjekjet e tij kanë shkuar kot dhe mendon se ccdo orvatje e mëtejshme do të jetë pa dobi. Por, doktori kalon edhe periudha, kur përvecc shqetësimeve të shumta që sjell praktika mjekwsore ditore, ai provon gjëra që shkojnë kundër dëshirës së tij. Ndodhin komplikacione dhe kthesa për keq në ecurinë e sëmundjes. Janw, tamam, këto momente, kur doktori keqkuptohet nga pacientët dhe familjarët e tyre. Përpjekjet dhe motivet e mira të doktorit, keq-interpretohen prej të sëmurit dhe familjarëve. Mbaj mend raste, kur doktorët në këto moment janë përplasurm, ndonjëherë, edhe me miqtë e tyre më të mirë. Shqetësimet e zemrës njerëzore, e bëjnë doktorin të ndjejë pasiguritë e mjekësisë si profesion dhe në të njëjtën kohë, të dëshpërohet për të ardhmen e saj.
Comments