top of page

PASHKËT E FËMIJËRISË


Lida Lazaj

Po të rrëfej pak për veten dhe për atë vend, që ti e dashuron e që mrekullisht është vendlindja ime, e jotja. Nuk e di se ç`ndodhte me mua dhe vazhdon e njëjta gjë, që rrallë gjendem e tëra në të njëjtin vend. Sidomos në festime masive; nëse fizikisht kam qënë atje, me mend kushedi se ku. Kështu edhe në festimine Pashkëve. Ndërsa tek të tjerët vemendja përqendrohej te kisha dhe ndiqnin ritet, unë shihja epitafin e mbushur me tufkëza aguliçesh dhe manushaqesh. Më pëlqenin zbukurimet, vezullimet dhe aroma e qirinjve, por ndjeja keqardhje për manushaqkat. S`di ç`më ndodhte. Çelnin nën gëmusha diku afër shtëpisë sime. Unë shkoja përkulesha mbi to, zgjasja dorën dhe pa keëputur asnjë e terhiqja ngadale. Aroma e tyre dhe ato kokat e vogla me dukeshin sikur me thonin "mos"! Rrija i sodisja. Diç e madhërishme më pushtonte! Pastaj seç ndjeja për gjithçka rreth e rrotull. Për lëndinën, për lumin, për pyllin. Një mrekulli, që nuk dija ta spjegoja dhe doja, që kjo mrekulli t`i pushtonte dhe shoqkat e mija. Shkoja e ju thoja," Ejani të shikoni manushaqet" Ato vinin te më shumë prej këmbenguljes sime, sepse për to nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme te shihje manushaqe të çelur. Qëndronin pak madje dhe vërsuleshin për të mbushur duart dhe nuk tregonin asnjë mahnitje, që unë prisja prej tyre. Manushaqkat e mija të dashura, që bëheshin tufkëza për të ringjallur Krishtin, një palë këpucka te bukura dhe një qiri me ngjyra, në formë shportke, dhuratë nga babi im i dashur, ishin PASHKËT e fëmijërisë sime....

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page