top of page

Pasardhësit

  • Sep 7, 2023
  • 1 min read

Pasardhësit

Astrit Lulushi


Më 1990 ndodhi rrëmujë e hutim. Hoxha kishte vdekur 5 vjet më parë, Pasardhësi Alia nuk mundi ta mbante postin, pavarësisht se bashkë kishin shfarosur armiqtë që i rrezikonin pushtetin.

Ashtu si Perandori romak Neroni që kreu vetëvrasje në vitin 68, duke i dhënë fund një mbretërimi tiranik. Fatkeqësisht për Romën, vdekja e tij e hodhi Perandorinë në një vit edhe më të trazuar, kohë e njohur si Viti i Katër Perandorëve. Alia dhe pasardhësit u treguan shpejt po aq të paqëndrueshëm, sa pasardhësit e Neronit. Në fillim Galba u vra nga trupat e Otho-s. Megjithatë, Vitellius marshoi në Romë dhe e rrëzoi nga froni. Por mbretërimi i Vitellius zgjati vetëm disa muaj. Ai u vra dhe trupi i tij u hodh në Tiber. Pushtetin e mori Vespasiani, i cili filloi të rivendoste një stabilitet shumë të nevojshëm. Konfuzioni ose çrregullimi në vitin 68, u quajt curfuggle, fjalë e vjetër e dialektit skocez bazuar në fjalën fugle, që do të thotë 'grumbull i ashpër' i përzier me shkopinj ose kashtë. Shtuar kësaj, parashtesa cur - vë theksin në cilëndo fjalë të cilës i bashkangjitet.

Kështu që një kthesë a ndryshim mund të quhet një rrëmujë totale ose gjendje e plotë pështjellimi. Ndryshe nga Roma, ku pas tiranisë, rrëmuja zgjati 12 muaj, nê Shqipëri ajo e ka jetën e gjatë sepse pasardhësit qeverisin pa-llogari-dhënie.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page