Astrit Lulushi
Konstandini XI Dragases Palaiologos (1405 – 1453) ishte perandori i fundit bizantin, që mbretëroi nga viti 1449 deri në vdekjen e tij më 1453. Vdekja e Dragashit shënoi fundin e Perandorisë Bizantine, e cila kishte filluar me themelimin nga Konstandini i Madh, si kryeqyteti i ri i Perandorisë Romake në vitin 330.
Perandoria Bizantine ishte vazhdimësia mesjetare e Perandorisë Romake, me qytetarët e saj që vazhdonin t'i referoheshin vetes si romakë. Pra, vdekja e Kostandinit XI shënoi jo vetëm fundin e Konstandinopojës, por edhe fundin e plotë të Perandorisë Romake, që ishte themeluar nga August Oktaviani rreth vitit 1 të erës sonë.
Kur pushtuesit osmanët hynë në kryeqytetin e Bizantit më 1453 ata panë trupin e vrarë të Konstandinit mes trupave të tjerë. “Perandori vdiq! Rroftë Perandori!” - thirrën brohoritën ata, duke mbajtur në supe sulltanin. Konstandin Dragashi ndodhej i shtrirë, në këmbë kishte veshur një palë këpucë, ku shiheshin të qëndisur dy shqiponja dykrerëshe. Kjo ishte stema e familjes e trashëguar për 11 breza që nga koha e Konstandinit të Madh, perandor me pejardhje nga Nishi ilir.
Nuk dihet se si shpëtoi familja mbetërore. Por, pasardhësi i fundit i Perandorisë Bizantine vdiq si pronar plantacionesh dhe skllevërish në Karaibe në vitin 1678.
Ky është guri i varrit të pasardhësit të parafundit të Palaiologut Perandorak - i fundit dimë se ishte djali i tij që vdiq kur anija iu mbyt në Corunja të Spanjës.
Dragases Paleologu kishte një mbesë, por ajo u zhduk në mjegullën e historisë. Regjistrimi i pagëzimit është prova e vetme se ajo ka ekzistuar ndonjëherë.
Këta, pra, ishin njerëz që nuk ndanë asgjë më shumë se një emër dhe stërgjyshin e tyre të largët, Konstandinin XI Dragash-Palaiologos.
Commentaires