top of page

Pas një fotografie dhe një hapësire tek „Ardhmëria“


Pas një fotografie dhe një hapësire tek „Ardhmëria“

Prof Dr Fatmir Terziu


Hyrje


Ndonjëherë, dhe jo vetëm ndonjëherë, mjafton një fotografi që të flasë me miliona fjalë të pathëna. Miliona e miliona lartësi që mundohet dikush t'i arrij, por gjithnjë në ngjitje e sipër konvertohet në pikën e tij më të madhe, meritore. E kështu ndodh ndërsa e shohim këtë fotografi që natyrshëm flet shumë, e ndoshta ngjashëm me ato që u fiksuan në Trafalgar Square, në manifestimin e madh të Fitores së Shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, një projekt dhe një ide, që e bëri drejtuesi i atij evenimenti të mrekullueshëm, Lutfi Vata, në një ditë që shënoi dhe bashkimin e mjaft shoqatave në një pikë të vetme, atë që më vonë u quajt Forumi i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Mbretëri të Bashkuar. Por vitet kalojnë dhe tashmë jemi në një prag tjetër të ikjes dhe ardhjes së një viti tjetër të ri, ku natyrshëm të gjithë bëjnë një retrospektivë, ndërsa aktivistët, shoqata-krijuesit e rrinj, vullnetarët, të ardhurit rishtas, natyrshëm do të duhet të mësojnë se zanafilla e të gjitha projekteve janë gjithnjë ato që nisin dhe ndihmojnë në tërësinë e ardhmërisë së gjërave.


1.

Tashmë në fundvit, ose mbas gati tre dekadave, që shqiptarët janë në mesin e britanikëve dhe komuniteteve të tjera, shumë aktivitete shënohen, duartrokiten, propagandohen, dhe shumë shoqata e grupime të reja marrin jetë e natyrshëm riformatohen disa të tjera, që në krye të herës i përgëzojmë dhe i mbështesim. Por, ajo që shënohet dhe mbetet në memorje është koha kur aktivizimi, integrimi, gjithëpërfshirja dhe motivimi kishin arsye më të ndjeshme, më të lodhshme, më të vështira. Ishte koha kur ardhja rishtas e shqiptarëve kishte jo pak arsye për të kuptuar se problemi ishte gjetkë, tek besimi, entuziami, angazhimi, përfshirja, thirrja masive, lëvizja vullnetare cep më cep të truallit gjeografik ku vendoseshin shqiptarët, dhe më tej gjetja e formave më të ndjeshme, më tërheqëse për të formuar e organizuar komunitetin. Në këto drejtime e në mjaft të tjera, disa lëvizje ishin ndjerë, disa ishin krijuar dhe ishin fikur, ose lënë në mes, disa të tjera kërkonin të ecnin me formate masovike të kohës së shkuar, disa ishin thjesht dëshira. Në këtë kohë ishte nevoja për më shumë vizion. Për më shumë përkushtim. Për më shumë inovacion. Për më shumë angazhim. E këtë natyrshëm e ndjeje. E kuptoje. E mund ta besoje deri në takimin e parë në Suiss Cottage, ku pikërisht njëri nga më aktivët e komunitetit të asaj kohe, një emër që ndoshta njihej vetëm në zonën e tij, dhe nga territori ku ai vinte, por që më pas do të bënte një emër të ndjeshëm, një emër që do ta emetonte vetë koha, vetë idetë e tij, vetë përkushtimi, e që në këtë rast ishte familjar. Nuk ngeli thjesht vetëm. Qindra të tjerë iu bashkuan dhe kështu ata formuan bashkërisht Shkollat e Arsimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në disa zona të Londrës, pikërisht aty ku masiviteti i të ardhurve kërkonte më shumë në këtë drejtim.


2.

Të dy mësues, të dy me kualifikimin profesional, Lutfi dhe Albana Vata, nisën bashkë me disa të tjerë, të kësaj fushe shkollat shqipe. E kështu idetë e Vatës, ish-Drejtorit të disa shkollave në Atdhe, të bashkërenduara e të bashkëmenduar dhe nga e shoqja e tij Albana, mësuese e kualifikuar në Atdhe, tashmë në kushte të tjera do të ngjanin me atë që koha e kërkonte në qiell dhe e gjeti në tokë, në këtë motivim plotë jetë, shpresë dhe arsye të mëdha për mbajtjen gjallë të gjuhës, traditave, kulturës dhe arsyeve të tjera shqiptare, pa dallim dhe pa ndarje. Në këtë pikë më e bukura ishte, jo se nuk kishte pasur të tjerë më përpara, jo se nuk vazhdohej të studiohej në shkolla, por në shkollat që hapi „Ardhmëria“ e Vatës, dukej se po krijohej një risi e re, po risia shkonte paralel me shumë gjëra që vinin nga kontaktet e gjera, nga shkëmbimi i përvojave me komunitetet e tjera, me mesazhet që merreshin dhe jepeshin, me atë që arrinte si përfundim vetë emri i madh i kësaj shoqate, që përcaktonte fatin e brezave dhe atyre që tashmë do të shënoheshin në pasportat e tyre si shqiptaro-britanikë, të lindur në Metropolin Botëror e më gjerë në qytete të tjera, pra ardhmërinë e të ardhmen e fatit të ri shqiptar.

"Ardhmëria" e gjërave që cituam më lart e bëri këtë projekt, pra vetë „Ardhmëria“ arriti të jetë një shkollë më vete, një departament, që ndihmoi, ngriti dhe aktivizoi një ushtri të madhe individësh të shikonin projektet e tyre më tej. Aty pikërisht aty, në zyrat e kësaj shoqate të asaj kohe në Camberwell ata vinin, afroheshin, aktivizoheshin dhe ndërtonin në heshtjen e tyre pjesën e marrë nga aftësia dhe eksperienca e tërësisë që shqyrtonte dhe angazhonte shoqata në fjalë. Jo vetëm kaq, por modelet e saj u ndanë dhe në mjedise të tjera, shoqata të komuniteteve të tjera që kërkonin të bënin emër në projektet e veta. E tashmë kjo që fiksohet, ndërsa i kthehem kësaj fotografie të realizuar nga një vullnetar i kësaj shoqate, natyrshëm flet për një arsye më shumë, për më shumë arsye në fakt për të thënë prezencën, aktivizimin, punën dhe atë që dikujt i duket e lehtë, apo dhe e mund-lehtësishme. Në një hapësirë të tillë angazhimi ka një fjalë, ka një shërbesë, ka një përkushtim, Atdheun, vendin ku jeton dhe punon, komunitetin, njerëzit e tu, njerëzit që të përkrahin dhe të krijojnë mundësitë.


3.

Thomas J. Peters që është një shkrimtar amerikan mbi praktikat e menaxhimit, i njohur më së miri për „Në kërkim të ekselencës“ na mëson se „Organizimi i komunitetit ka të bëjë me ndërtimin e mbështetjes bazë. Ka të bëjë me identifikimin e njerëzve rreth jush me të cilët mund të krijoni një kauzë të përbashkët, pasionante. Dhe ka të bëjë me injorimin e urtësisë konvencionale të politikës së shoqërisë dhe në vend të kësaj ta luash lojën sipas rregullave shumë të ndryshme.“ Në një kuptim të tillë një angazhimi i tillë është ajo që ka një karakter të formuar zyrtarisht (përjashton grupet informale, familjet, dhe miqtë) dhe mbetet në afrimitet më një kompani të kufizuar me garanci, një shoqatë e gjithëpërfshirjes, një shoqatë e pa inkorporuar, një shoqëri miqësore, por jo një krahinarizëm, një dasmollogji, një folklorizëm për emër, apo për dukje, një transfertë e dukjes principale.


4.

Projekti, që shënon këtë fotografi të cituar më lart, ka një element ndryshe, atë të respektit, angazhimit të ndjeshëm dhe jo atë të informalitetit, por të festivitetit mbi baza krejt produktive të gjuhës, kulturës, traditës, efektit të mbajtjes gjallë të tyre. Ky projekt, që ende mban peshën e tij të madhe, sikurse ndodhi dhe me festimet e fundit të Pavarësisë së Shqipërisë, tregon se shoqata në fjalë është organizata komunitare, ose Organizata e Bazuar në Komunitet që me fakt, veprim dhe përshtatje i referohet organizatës që synon të bëjë përmirësimet e dëshiruara në aspektin social, si edhe në funksionimin e përgjithshëm të një komuniteti. Organizimi i komunitetit sipas modelit të saj nuk ndodh vetëm në komunitete të kufizuara gjeografikisht, psikosocialisht, nga ana kulturore, shpirtërore dhe dixhitale. Organizimi i komunitetit shqiptar përfshin punën në komunitet, projektet e komunitetit, zhvillimin e komunitetit, fuqizimin e komunitetit, ndërtimin e komunitetit dhe mobilizimin e komunitetit. Është një model i përdorur zakonisht për organizimin e komunitetit brenda projekteve të komunitetit, shoqatave vullnetare, dhe rrjeteve sociale, të cilat mund të funksionojnë si mënyra për të mobilizuar rreth gjeografisë, hapësirës së përbashkët, përvojës së përbashkët, interesit, nevojës dhe/ose shqetësimit.


5.

Kështu e parë në atë fotografi, në tërësinë e mjaft të tjerave të ngjashme, por dhe në atë që i përket jetës aktive vullnetare tashmë dicavjeçare „Ardhmëria“ është vetë organizimi i komunitetit, e cila është një mënyrë tepër e fuqishme për t'u siguruar që mund të arrini ndryshim në nivel lokal. Kjo kombinon atë që të tjerët e quajnë udhëheqjen efektive me fuqizimin dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme të ndryshimit. Komunitete që më pas drejtohen vetë. Kjo organizatë të mëson me këtë shembll se për të qenë një organizator, ju duhet të mësoni të hiqni dorë dhe të ndani fuqinë tuaj.

Qëllimi i këtij shkrimi, nuk është një pasqyrë e punës, as dhe ndonjë detyrim, apo qasje për atë që mendon jo-prezencën, se sa prezencën e Tjetrit, por është që pjesëmarrësit të zhvillojnë të kuptuarit e tyre se si të punojnë në komunitete, duke i bashkuar njerëzit në një bazë lokale për të arritur një qëllim të përbashkët, dhe jo retushim kafenesh, blogjesh, grupesh e individësh. Ky shkrim, e dimë që jashtë këtyre dhe të gjithave do të diskutojë në veshët e Tjetrit, do të paragjykohet, do të hamendësohet, por në fund të fundit do të delegojë një mesazh se si të zhvillohen lidhjet e komunitetit, të sigurohet që njerëzit të kenë besimin për të vepruar dhe mjetet për të arritur qëllimet e tyre. Fundja kjo duhet, dhe ende na duhet të gjithëve! Do të jetë dhe është kështu pasi, pas një fotografie dhe një hapësire tek „Ardhmëria“ mund të kuptohen shumë gjëra, shumë fakte, shumë realitete, shumë realizime, që nsin nga studentët që bëhet kuadro, deri tek aktivistët që bëhen biznesmenë dhe më tej drejtues të niveleve të larta. Është një model, është një punë që shërben si e tillë, edhe pse diku mund të ketë rënë në vesh të shurdhër, kur ne e kemi propozuar për më shumë.


6.

Duke përfunduar le të citojmë Paul Wellstone që ishte një akademik, autor dhe politikan amerikan që përfaqësoi Minesotën në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga viti 1991 deri sa u vra në një aksident avioni pranë Eveleth, Minesota, në vitin 2002. Një anëtar i Partisë Demokratike, Uellstone ishte një udhëheqës i populistëve dhe krahët përparimtarë të partisë kur na thotë se „Ajo që e bën organizimin e komunitetit veçanërisht tërheqës është besimi që ai vendos në aftësinë e të angazhuarve për të marrë vendime për veten e tyre dhe të Tjerët“.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page