top of page

Pas një bisede të lirë me biznesmenin Lorenc Çupi


Kuadri i Treguesve të Integrimit është një burim vlerash


(Pas një bisede të lirë me biznesmenin Lorenc Çupi)


Fatmir Terziu


Nuk duhet shumë zhurmë për të qenë Njeri. Ky është çmimi dhe dekorata më e madhe që meriton Lorenc Çupi, biznesmeni për të cilin flasin klientët e tij dhe puna që bën. Këtë e thotë Xhevati, që na hyn në bisdë miqësisht dhe që goja e tij nxjerr mjaltë kur flet qetë dhe pastër, kur dialektin shkodran dhe kulturën dhe humorin e ndan me ne në një kohë të shkurtër. Respekti për Lencin, thotë Xhevati është më i madh se çdo fjalë për të. Kështu thotë dhe Gëzimi, që pak a shumë ndan të njëtinmendim. Pastaj dhe të Tjerët, dhjetra e dhjetra që shëndeten me ne dhe natrshëm mbarojnë punët e veta dhe ikin sërrish me një buzëqeshje të thellë e kuptimplote, plotë respekt. Kështu shkon aty ku ti ndjehesh mirë.

Pra, me atë që dëgjon dhe sheh të gëzohet jo thjesht si respekt për Lencin. Lenci, tashmë është një udhë jete më vete. Është si mjaft të tjerë, që tashmë janë me këmbët në tokë në procesin e ndjeshëm të integrimit, pjesë e udhës së madhe qytetëse, ku familja, puna, përkushtimi dhe profesionalizmi janë një shtyllë e vetme që mbajnë lart emrin dhe respektin për të. Lenci, sikurse e thërrasin miqtë dhe shokët e tij, e ka nisur si mjaft të tjerë udhën drejt specializimit dhe profesionalizmit.

Ai si fillim ka punuar si individë, në mjaft institucione, ndërtesa të shumta të njohura nga vlerat dhë përkushtimi publik, po aq nga funskioni në shërbim të publikut në Londër dhe duke shkëlqyer, duke marë në konsideratë disiplinën dhe profesionin e vlerësuar ai natyrshëm ka kapur tashmë anën më të ndjeshme, më të përkushtuar të profesionit. Ai ka krijuar tashmë prej disa vitesh kompaninë e tij të bazuar në ligjet përkatëse britanike. Kështu „Lorenc Cupi Limited Electrical Contractors And Electricians“ e bazuar në i Uillesden, Londër në 84 High Street, është tashmë një nga kompanitë më të kërkuara e më të vlerësuar në biznesin e vogël e të mesëm të fushës që operon. Lorenc Çupi, ende e mban anën e tij modeste, si gjënë më të çmuar dhe në bisedat që takohemi ai nuk preferon të flitet për të, për suksest, as dhe madje të lavdërohet. Në një ditë të tillë, rastëisht u takuam të dy, edhe pse kam pasur disa thirrje që të takoheshim e të flisnim gjatë. Ndërsa u takuam, pra fare rastësisht, pimë kafenë e mëngjesit dhe natyrshëm shkëmbyem disa gjëra, që me të vërtetë kur i dëgjon kaq respektive, emocionuese nga rezultatet dhe vlerësimet, mjaft tërheqëse nga vlerat, mendohesh thellë, pe askush nuk flet dhe nuk ka folur më parë për njerëz të tillë modestë, që gjithnjë me punë, përkushtim e profesionalizëm ia ngrejnë emrin shqiptarit në Londër, BM, dhe kudo ai ndodhet falë asaj që më së shumti e dallon shqiptarin e mirë që bazohet tej bula e djersës së vetë.

Në këtë bisedë të lirë, ashtu si me grepa, pasi Lenci nuk flet shumë dhe nuk dëshiron të flasë mjaft për veten, për kompaninën e tij, për suksesin dhe aftësitë profesionale, në mësuam se ai ka qenë pjesë e mjaft projekteve të mëdha, që do ti kishte zili çdo anglez i kësaj fushe, i këtij profesioni, dhe jo vetëm. Duart e tij, mendja e tij, profesionalizmi i Lencit kanë bërë të flsin me projekte të reja në fushën e instalive elektrike, mjaft spitale, universitete e institucione me emër në Britani të Madhe. Lenci tashmë e ka kthyer thuajse kompaninë e tij „Lorenc Cupi Limited Electrical Contractors And Electricians“ në një shkollë profesionale, ku mjaft individë, qofshin të rrinj e në moshë, vijnë mësojnë, shërbejnë dhe mbajnë në mendjet e tyre aftësitë që fitojnë falë edukatës, disiplinës dhe profesionalizmit që ushqen ai me ta, dhe në komunikimin e punës me të gjithë.

Me këtë rast duam të thelsojmë se Lenci me angazhimin e tij, ndihmën e tij personale, aktivizimin e të punësuarve dhe mjaft të rrinjve që ai i pranon dhe i bënë spealistë, ai ka shpëtuar nga rrugët e këqia vetë ata, por dhe mjaft të tjerë që duan tashmë të ndjekin shembullin më të mirë të krijuar nga „Lorenc Cupi Limited Electrical Contractors And Electricians“. Ai është bërë një emër që jep jo vetëm shembull, por dhe një shembull më i gjerë mes komuniteteve dhe operatorëve të kësaj fushe në botën e biznesit dhe atë sociale, ku pikëtakohen dhe ndërthurren mjaft gjëra të përbashkëta të botës integruese. Kjo hyn tek ajo që në Britani të Madhe quhet Kuadri i Treguesve të Integrimit.

Kuadri i Treguesve të Integrimit është një burim, jo vetëm për autoritetet lokale, organizatat bamirëse dhe ata që punojnë me grupet në shoqëri në rrezik të integrimit të dobët, por dhe për vetë individin, sikurse është dhe modeli i Lencit. Korniza e tillë është prodhuar nga Home Office në bashkëpunim me një grup akademikësh kryesorë dhe me kontributin e autoriteteve lokale, bamirësive dhe vetë refugjatëve ofron mënyra praktike për të kuptuar dhe matur integrimin e refugjatëve dhe emigrantëve. Autoritetet lokale, organizatat bamirëse dhe akademikët mblidhen gjithnjë në Londër për të eksploruar mënyrën më të mirë për të përdorur kornizën dhe paketën e mjeteve shoqëruese. Mbretëria e Bashkuar ka një histori krenare për ofrimin e mbrojtjes për ata që kanë nevojë dhe është e përkushtuar të mbështesë individët që të integrohen dhe rindërtojnë jetën e tyre këtu.

Ky raport i rëndësishëm natyrshëm mbetet edhe tek modele të tilla si Lenci, që bëhen ecuri e sigurtë integruese, por dhe shembij për të tjerët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kur arrihet me djersën e ballit të plotësojnë nevojat jetike të tyre, ndërsa ata e bëjnë këtë vend shtëpinë e tyre. Natyrisht ne të gjithë e mirëpresim këtë kuadër të ri, i cili bazohet në punën e ndershme që ka nisur nga angazhimet e mëparshme dhe dëshmitë në rritje se si këta faktorë formësojnë përvojën e integrimit, si një mjet potencialisht i fuqishëm për të informuar ata që punojnë me refugjatët dhe migrantët në MB dhe, në të vërtetë, globalisht. Treguesit përfaqësojnë qasjen më gjithëpërfshirëse dhe për kapjen e shumëdimensionalitetit dhe shumëdrejtimit të integrimit. Duke përdorur kornizën model të tillë, organizatat mund të hartojnë strategji më efektive të integrimit, të monitorojnë shërbimet dhe të vlerësojnë më mirë progresin. Profesionistët do të jenë në gjendje të përdorin kornizën për të zhvilluar strategji dhe për të vlerësuar efektivitetin e integrimit bazuar në mjaft fusha kyçe.

Kështu me një bisedë të shkurtër, me një kafe mëngjesi, ne natyrshëm ndjejmë atë që fjala shqipe e bën kryefjalë tek meritorja, respekti dhe angazhimi me të cilin nuk shëndeten thjesht emra miqsh, por emra meritorësh që e nderojnë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata punojnë, integrohen dhe natyrisht arrijnë rezultate dhe vlera.

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page