Pas nënshkrimit të Paqes së Edrenës


Xhemaledin SALIHU

Millosh Jagodiq, Kolonizimi i Principatës së Serbisë 1861-1881, Ligji mbi kolonizimin i datës 15 janar 1880 /Milos Jagodic, Naseljavanje Knezevine Srbije 1861-1880, Beograd, 2004 /Zakon o naseljavanju od 15. januara 1880/.


Shkruan : Xhemaledin SALIHU


Principata e Serbise, më 1878, me vendimet e Kongresit të Berlinit fitoi pavarsinë dhe shtimin e territoreve në rajonin e rrethit të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës.

Popullata myslimane qe jetonte në këto rajone para luftës serbe-turke 1877/78 dhe duke ikur nga ushtria serbe u shpërngul në brendi të Perandorisë osmane.

Ndërsa një pjesë e popullatës që mbeti, duke pritur paqën, më vonë u detyrua qe të ik në Turqi. Ky emigrim shkaktoi një depopulim të rëndësishme të rrethit të Toplicës dhe Vranjës, rajone në të cilët para luftës jetonte popullata myslimane, me shumicë të nacionalitetit shqiptar.

Pas nënshkrimit të Paqës së Edrenës, popullata e rretheve kufitare të Serbisë, që pësuan në luftën e 1876, të të rrethit të Aleksincit, Krushevcit dhe Kralevës filluan të kolonizojnë Toplicën, duke marrë pronat e Shqiptarëve. Kështu gjatë viteve 1878 dhe 1879, emigrantët me shumicë nga rrethi i Leskovcit, Vranjës dhe rretheve të lartëpërmendur, pra nga vise kufitare të Perandorisë dhe Malit të Zi. Pushteti serb jo që lejoi, por e ndihmoi këtë kolonizim të tokave shqiptare, edhepse ligji mbi kolonizimin e tokave shqiptare i vitit 1865 në masë të mirë nuk rregullonte këtë materie, e i cili ende ishte në fuqi.

Shqiptarët të shpërngulur nga rrethi i Toplicës dhe Vrnjës u vendosën në vilajetin e Kosovës, përskaj kufirit me Serbinë.

Kështu, Shqiptarët në fund të vitit 1878 dhe në vitin 1879, përshkak të pasojave qe pësuan nga shpërngulja, me të madhë sukmuan rrethin e Toplicës dhe të Vranjës.Sidomos ishin të rrepta sulmet e njësive shqiptare me rastin marrjes së Kurshumlinë, për një kohë të shkurtër. Për këtë u angazhua edhe qeveria serbë, e cila mobilizoi ushtrine serbe për t’i refuzuar dhe larguar Shqiptarët nga territori serb.

Mirëpo, qeveria serbe nuk pati sukses, andaj edhe protestoi te Porta në pranverë të vitit 1879, bile edhe te fuëitë nënshkruese të marrëveshjes së Berlinit, duke kërkuar rirregullimin e kufirit, në realitet të shtyhet kufiri kah Perandoria osmane, në rrethin e Vranjës.Këto kërkesa nuk hasën në mirëkuptim te fuqite e mëdha dhe te Porta.

Në këtë refuzim ishte Anglia, e cila nëpërmjet konzullit Gould, i cili personalisht u interesua për shpërnguljen e Shqiptarëve nga rrethi i Toplicës dhe Vranjës dhe i cili thonte se Shqiptarët sulmonin Serbinë përshkak se ajo i dëboi, ia mori pronat atyre dhe nuk i lejoi të kthehen në to.

Gould ishte i sigurte se sikur qeveria serbe të lejonte kthimin, repatrijacianë e Shqiptarëve muhaxhirë, në pronat e tyre, edhepse nuk ishte e duhur për Serbinë, atëherë do të kishte paqë dhe do të ndërpriteshin sulmet e Shqiptarëve.

Kështu pas sulmit në Kurshumli, Gould në maj dhe qershot të vitit 1879 i bindi Forin Ofisin dhe filloi të bëjë presion ndal Ristiqit/ministër i punëve të jashtme të Serbisë/ që Serbia të lejojë kthimin e të gjithë Shqiptarëve, bile duke iu kërcnuar edhe me intervenim.

Gould u mundua shumë që të bind edhe fuqitë tjera dhe Portën, mirëpo Turqia nuk deshti sinqerisht kthimin e Shqiptarëve, sepse asaj i duheshin për ta forcuar elementi mysliman në Vilajetin e Kosovës.

Nën presionin e fuqive të nëdha, Porta angazhoi Sermet-efendinë, i cili i shtroi notë formale Serbisë, më 14 gusht 1879, me të cilën Serbia duhet të plotësontë tri kërkesa:

1.kthimin e Shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 2. Respektimin e të drejtave të tyre sipas marrëveshjes së Berlinit dhe 3.lirinë e shprehjes së fesë së tyre.

Në Serbi kishte dy alternative, qeveria serbe me Ristiqin sikur ishin më të buta në qëndrim dhe pranonin kërkesat e Portës dhe fuqive të mëdha, ndërsa ushtarakët në kryë me gjeneralin Protiq ishin kundër kthimit të Shqiptarëve në shtëpitë e tyre.Bile thuhet se edhe vet Ristiqit nuk i pëlqente idea për kthimin e Shqiptarëve, sepse qeveria serbe i pat vendosur Serbët në pronat e Shqiptarëve.

Mirëpo, usharakët ishin më të afërtë me princ Millanin, i cili në atë kohë ishte në Nish, i rrethuar vetëm me ushtarak që ishin kategorik në kthimin e Shqiptarëve, andaj edhe ky vendosi për mos kthimin e Shqiptarëve në shtëpitë e tyre dhe dominoi vija e rreptë e ushtarakëve në vendimin e tij.Edhepse princ Millani dha disa arsyetime jot ë shëndosha për mos kthimin e Shqiptarëve, ajo që dominoi ishte se Serbia nuk donte që në territorinë e saj most ë ketë popullatë myslimanë/shqiptare/.

Presioni i fuqive pas notës turke e shtyri edhe princin të pranoj kthimin e Shqiptarëve, por vetëm të atyre që u shpërngulën gjatë luftës, e jo edhe pas luftës. Për këtë Ristiqi e njoftoi Portën.

Megjithate kthimi i Shqiptarëve nuk ndodhi, me arsyetim se ata nuk deshtën dhe nuk besuan në fjalët e princit Millan, i cili i dëboi nga Serbia. Mirëpo për Serbinë si çështje diplomatike u zgjidh dhe Shqiptarët nuk u kthyen ashtu si dëshiroi edhe Serbia, por edhe Perandoria osmane dhe konzuli rus Jastrebov, i cili e bindi përfaqsuesin turk se mbetja sa më shumë e popullatës myslimane në Vilajetin e Kosovës, atëherë edhe këto territore do t’i mbeten asaj.Kështu u plotësuan dëshirat e princit Millan, të Serbisë dhë të Portës.

Të gjitha këto çështje dhe popullizimi i tokave shqiptare me kolonista serbë, e detyruan qeverinë serbe, në krye me ministrin e financave Jovanoviq të sjellin ligjin për kolonizimin më 1879i cili u aprovua më 15 janar 1880, me të cilin u lejohet vetëm popullatës serbe të vendosen në tokat shqiptare dhe jo edhe lementeve jo serbë.

Sipa ligjit, një famikljeje serbe i ndahej 4 ha tokë për bujqësi, 2.000 m2 për shtëpi me tokë, mundësisht edhe nga 2 ha për çdo kokë mashkulli, më i rritur se 16 vjet, nëse është familja kooperativiste.Kolonistat serbë kishin edhe tjera privilegje që ia mundesonte qeveria serbe.

Qeveria serbe bëri shumë presion edhe në popullatën e mbetur shqiptare, e cila në rrethin e Toplicëës dhe Vranjës ishte kryesisht shqiptare. Kështu mbeti pak popullatë shqiptare në këto rajone: 9 fshatra në Masuricë, disa fshatra në Jabllanicën e Epërme, një numët i panjohur i fshatrave në Toplicë.Bile pati urdhër dhe u krijuan kushtet që popullata myslimane të dëbohet nga Nishi.


28 views0 comments

Shkrimet e fundit