Partiturë dimni...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 16, 2020
- 1 min read

Partiturë dimni...
Skena e filarmonisë,
pâ partiturë , ka mbetë!
Pse, koha âsht gandue,
partitura, grisë,
e notat, tretë!
Ndoshta,
kaperdî janë,
prej têjash,
drúni a teshash,
e shija,
âsht mberthye,
n'mungesë...!
Çka dreqin me e bâ,
kte partiturë,
qe mjerisht,
veç dimnon,
e gulçon...
mbi fletë t'mykyna
o t'grisuna?
Që zhurmon,
e humbon
pa ngjyrë...
veç n'tinguj t'shkyem?
Çka dreqin me e bâ,
kët' partiturë,
me kohë cerbere,
përsrítshëm,
çakordue,
n'dimën ndjesish,
me shije t'zymtë,
qe t'zhytë
n'heshtim...?
Fatmir Terziu:
Poezia e Ledrit është një poezi me „mornica“ filozofike në tërë mirësinë e saj: gjuhë, stil, varg dhe tërë procesi i saj didakt. Është një dihamë shpirti në të gjithë aspektualitetin dhe mesazhin e saj.