PARKU I PËRGJYSMUAR


Ildije Xhemali

E quaj të gjysmuar Dhe jo të shëmtuar Se është parku i qytetit tim.

Në këto vite Me babëzi kafshuar, coptuar.

Dikur, poshtë tij Pushonin të vdekurit Sot, nuk frymojnë dot të gjallët Padituria A pabesia E ndryshoi, e shpërfytyroi?! Ç'duan gurët Në një park gjelbërimi?!

Pse ngrihen muret Dhe ndahet parku Me kanal betonimi?! Shpellat moderne Me dritare xhamash Tabelë goditje për të marrët Tallen me vizitorët.

S'është më parku "Rinia" Ku ëmbël Dashuria Bashkonte të rinjtë Në Ditën e Verës Buçiste nga këngët e Usta Myzyrit Këngëtarë E banorë mbarê Zërat e zemrat bashkonin Jetës, pran'verës i këndonin.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit