top of page

PARALELET E KARANTINËS


PARALELET E KARANTINËS

Fatmir Terziu

Eh për hir të realitetit prej së vërtetës

Njeriu me “Çfarë” i përligjet jetës?

Çfarë e bëri të hesht, kërkojnë ta dinë,

Çfarë është Njeriu në karantinë?

Çfarë ndodh me të në këto momente?

Çfarë mendon ai tashmë për veten?

Çfarë është në fakt kjo paralele?

Çfarë është tufa me deshër pa dele?

Çfarë është “gjëja” në të vërtetë?

Çfarë është … pa qenë “është” të jetë?

Çfarë është jeta në të vërtetë?

Çfarë është të kesh dashuri?

Çfarë është … “shih me sy”?

Çfarë është … “plas me zemër”?

Çfarë është pastaj një femër?

Çfarë është je bërë si akull?

Çfarë është një mashkull?

Çfarë mund të jetë e mbarë?

Çfarë mbeti ende e paparë?

Çfarë është ajo që s’blihet në Pazar?

Çfarë mbeti nga jeta vallë?

Çfarë është varreza pa var?

Çfarë është gozhda pa sqepar?

Çfarë është fshati pa fshatarë?

Çfarë është qyteti pa qytetarë?

Çfarë është shteti pa shtetarë?

Çfarë është sofra pa kafshatën?

Çfarë është njeriu pa kafshën?

Çfarë është e ardhmja pa të sotmen?

Çfarë është fjala pa heshtjen?

Çfarë është ëmbëlsira pa sherbet?

Çfarë është dhimbja pa shëndet?

Çfarë është gëzimi pa pikëllim?

Çfarë është paqja pa luftë?

Çfarë është mençuria pa marrëzi?

Çfarë është lumturia pa trishtim?

Çfarë është shpresa pa dyshim?

Çfarë është një pëshpëritje pa një britmë?

Çfarë është pa mua e pa ti?

Çfarë është të besosh pa u djegur prej besimit?

Çfarë është besimi pa frikë?

Çfarë është nata pa ditë?

Çfarë është e vërteta pa gënjeshtra?

Çfarë është e reja pa të vjetra?

Çfarë është suksesi pa dështim?

Çfarë është dështimi pa mësim?

Çfarë është pasuria pa varfëri?

Çfarë është liria pa skllavëri?

Çfarë është e mira pa të keqen?

Çfarë është drita pa errësirë?

Çfarë është dashuria pa urrejtje?

Çfarë është jeta pa vdekje?

Çfarë është të jesh në të vërtetë mes meje?

Çfarë është të jesh në karantinë paralele?

Çfarë mbeti nga një burrë dhe një grua?

Çfarë nuk mbeti pa u huazuar?

Çfarë u kuptua nga një zënkë?

Çfarë u sqarua me një gdhënjkë?

Çfarë ishte kjo dashuri në karantinë?

Çfarë do të shkruajnë më pas fëmijtë?

Ne jemi me fat të dimë paralelet e jetës së mbetur.

A jemi vërtet me fat që kemi heshtur për ta zgjedhur?

134 views6 comments

6 Comments


sotir.mimi
sotir.mimi
Apr 25, 2020

S.Athanasi:

Dy rreshtat e fundit të kësaj poeme filozofike, kanë përmbledhur të gjithë . . ., qëllimin e paraleleve të cilat ngjasin me krahët e një avioni ku, dihet shpejtësia mara mëndëse e fluturimit. Dhe në këtë garë mendim-fjalë, mungon mënçuria e gjykimit. Avioni ecën pa pilot, automatik. Planeti e ka parë veten edhe herë të tjera në këtë stad dhe ka triumfuar.

Urime miku ynë, Prof.Dr.F.Terziu!


Like

Odise Çaçi: I dashur prof.dr.Fatmir Terziu.Ju falemderit për konsideratën që ruani për mua.Ju kam ndjekur hap pas hapi në shkrimet e poezitë tuaja ,pavarësisht se nuk jam shkrimtar, por një studiues historie, por që shkruajë shpesh edhe prozë, por më shumë poezi.

”Paralelet e Karantinës”, për mendimin tim modest më kujton periudhën kur ushtarët e rinjë, shkonin për të kryer shërbimin ushtarak, ku kryenin tre muaj karantinë.Këtë më kujtoi poezia juaj , por n ë kushte të reja, ku një “Virus,iI mbiquajturi Korona -19, po bllokon planetin tokë, ku rreth tij vërtiten hipoteza si shkencore dhe konspirative.Dikush në komentin e parë ka thënë ,” I ngjan Sterjo Spase…”.por mendoj se jo se shkrimtari Spasje me romanin “Pse” nuk jepte asnjë…

Like

Daman Sinani: Pas cdo fjale e cdo pyetje tuajen ne kete TEST SHPIRTEROR miku im Fatmir,mund te shkruaj faqe te tera i zhytur ne nje nostalgji apo i dale ne nje romantizem mbi klasiken e paimagjinuar,Une do te perqendrohesha tek kjo e fundit....Cfare doshkruajne me pas femijet.....Eh! I nderuari Fatmir,kam nje bindje se do te jene shkrime te larmishme e te trishta,sepse kjo FLAME QE ZAPTOI globin,DO TE LERE GJURME TE THELLA ne shpirtin e femijve tane,e keta do te kene privilegjin KOHOR,QE TE KTHJELLOHEN e te te shkruajne ate qe duhet ,,,.....qe kjo e damkosur BOTE,te mos beje me BIZNES EDHE ME SHKENCEN SHENDETESORE....me jeten e njerezimit,ose do te argumentojne se kjo Pandemi mase edhe duhej per te frenuar…

Like

Odise Kote: Poezi shumë e bukur. Një virus karantine nuk mund të vrasë jetën njerëzore. Kjo poezi është klithmë jete. Urime.

Like

Arta Sakja: Nuk e dime... asnjera nga te gjitha pyetjet qe ke ngritur mjeshterisht, nuk e paska pasur pergjigjen e lehte...

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page