top of page

Paralele: udhë që sjellin emrat në skenën e shkrimit


Fatmir Terziu



Të shkruarit të shpien tek shkrimi. Shkrimi tek talenti. Talenti tek zhanret e ndryshme. E kështu fjala dhe theksi sjellin në skenë shkrimtarin. Shkrimi jo më kot thuhet shpesh herë është si një 'virus' që i ngjitet shkrimtarit në jetë e sipër. E më pas ky si të gjitha 'viruset' e tjera nuk i ndahet. Nuk i ndalet. Madje shkon më tej teksa ngjizet dhe ngjitet tek të tjerët. Jo pak herë kemi parë situata dhe ngjashmëri të tilla. Dhe kjo, dihet pse? Sepse, është aq thjesht? Krijimtaria tërheq krijimtarinë. Vërtet është kështu sikurse e cituam, por ka dhe diçka tjetër që lind dhe forcohet, madje tërhiqet pso njëra-tjetrës, gjatë një bashkësie në jetë. Është e vërtetë: mendjet krijuese shpesh tërheqin njëra-tjetrën. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk është e pazakontë të shohësh çifte të formuara e të lidhura me shkrimin dhe artin e tij, pasi dy njerëz bashkohen në një dëshirë të përbashkët për të krijuar diçka kuptimplote, të rëndësishme dhe të qëndrueshme. Kemi një listë e shkrimtarëve të famshëm dhe krijues, marrëdhëniet e të cilëve me bashkëshortet e tyre u krijuan nga një dashuri e ndërsjellë për gjithçka, nga jeta deri te efektivja e jetës. Nuk janë pak dhe në mesin e letrave shqipe. Kanë filluar më herët e s'kanë të ndalur dhe sot.

Ndërsa nuk sjellim emra të shumtë, mjafton të dallojmë udhët që hapen dhe bëhen më të kuptueshme, ndërsa mosha dhe vitet riformatojnë atë pasuri të talentit që hera-herës, ose për arsye të ndryshme shpërthen në një moshë tjetër. Nëse do të shkruanim për të tillë, natyrisht jo thjesht se njëri apo tjetri, njëra apo tjetra kanë një risi të ndjeshme, më të dallueshme, natyrisht do të citojmë atë që ndjejmë, kur shohim se penat bëhen paralele në këtë udhë të bukur të librit. Paralelja nuk ka si qëllim të vendosë masën e dallimit, kapërcimit të mjeshtërive dypalëshe, apo dhe ndikimit mes njëri-tjetrit, por udhën që shkon për të riformatuar ndoshta dëshira të strukura, vullnet dhe talent të domosdoshëm në një jetë, që të gjithë kur vjen një ditë e kuptojnë le të themi më saktë e më shkurt“ „të bëjmë e të lëmë mesazhe për brezat që vijnë!“ Dhe ku ka më bukur kur mesazhet lihen të shkruara. Mbetet të botuara mes librave.


Adriana Myrtaj

Kohët e fundit krahas mjaft shembujve të tillë në mjedisin tonë krijues të „Fjala e Lirë“ ka ardhur dhe libri i shkrimtares Adriana Myrtaj, "Ditë që ikin, për ditë që vijnë" (shënime: botoi "UEGEN" e shkrimtarit dhe botuesit Xhevair Lleshi, tetor 2021). Dhe sipas shënimeve të saj në këtë libër lexohet: „E shtunë, 5 Maj, 2018“ Ëndrra është thuajse po ajo: biletë avioni, që blihet në momentin e fundit, përgatitje nxitimthi të kap një avion…“ Ëndrra e fundit?! Kjo është udha e nisur herët, por që pikëtakon paralelen tjetër, tashmë të mirënjohur në letrat shqipe, po aq të dashur në krahët e saj, shkrimtarin Faruk Myrtaj. E në këtë pikë tashmë ajo nuk është thjesht bashkëshortja e shkrimtarit, por shkrimtarja me emrin e saj. Të tillë ka mjaft. Kanë qenë me kohë dhe vazhdojnë të mbesin në udhët e tyre krijuese si në mjedisin shqiptar, po aq dhe më gjerë. Udhë të bëra bashkë mes shkrimit, artit, fotografisë, filmit, apo dhe në kënde të tjera ka mjaft, dhe janë shembuj që kërkojnë hapësirë tjetër. Me këtë ndalesë mjafton. Mjafton ky shembull. Tjetri është në mjedisin anglishtshkrues.


Tabitha King

Tabitha King, nëse nuk do të botonte romanin e saj „I mbijetuari“ (1977), gjithkush do ta dinte dhe do ta njësonte atë vetëm si bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Stephen King. Por në vitin 1977 thuajse romani i saj fikshën me 433 faqe solli në skenë emrin e saj, pasionin paralel të saj me shkrimtarin bashkëshort dhe kështu udha dhe emri u qasën në këtë risi. Romani i saj u bë i prekshëm dhe mjaft interesant, pasi ajo tashmë nuk ishte më thjesht gruaja e shkrimtarit me emër, por po bëhej gruaja shkrimtare me emrin e saj në udhën e gjatë të shkrimit. Tashmë duket e panevojshme të përmendet se Stephen King është ndoshta shkrimtari komercial më i suksesshëm i kësaj epoke. Për fansat e mjeshtrit të horrorit, gruaja e tij, Tabitha King shkoi më tej, kur ajo u bë më e njohur për nxjerrjen e dorëshkrimit të tij të hedhur Carrie dhe për t'u siguruar që ai ishte përfunduar dhe botuar.

Megjithatë, ajo dhe King janë disi ndryshe, ato fillimisht u takuan në një klasë shkrimi krijues, në të cilën ai ishte shumë i impresionuar me poezinë e saj, duke e parë atë si më të aftën e kursit. Dhe me siguri, ata janë të dy shkrimtarë të famshëm në vetvete. Zonja King ka botuar tregime të shkurtra, novela dhe poezi. Shumë nga tregimet e saj zhvillohen në qytetin imagjinar të Nodd's Ridge, i cili është i krahasueshëm me qytetin Derry, Maine të Stephen King. King ka fituar çmime si për letërsinë e saj ashtu edhe për kontributin e saj në shkrim-leximin në Maine, shteti më verilindor i SHBA-së, i cili është i njohur për bregdetin e tij shkëmbor, historinë detare dhe zonat natyrore të Parkut Kombëtar Acadia.. Djemtë e saj, Joe Hill dhe Oëen King, janë gjithashtu shkrimtarë.

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page