Paralel me këtë autori na kujton “stacionimin mbi një dosje”


Odise Çaçi

Shkrimtari, poeti dhe studiuesi Fatmir Terziu na vjen këtë herë më poemën ” A i ndjeni stacionet e jetës së vërtetë?”.


Vërtet ai shtron disa pyetje, që kërkojnë përgjigje. Dhe vërtet ai shton se stacionet e jetës “nuk janë trarë, ristela, reklama…” dhe në ndalesën e parë “afër një ndalese, në rrugë, udhë,trotuar, autostradë, monopat, shteg dhe ndonjë hovadë,larg,…” ku sytë si të vetëm dëhmimtarë fotografik do na japin “emocione” dhe një një rimarrje fryme në një pllajë, një ajër i pastër në të dale” dhe aty në këtë ndalesë do ndjejë kënaqësi “u shpëlodha ngadalë”, atë që kërkojmë me Kovidit- 19, një manipulator dhe raskapitës i jetëve njerëzore. Dhe autori kujton foshnjërinë “kur nëna ime do të më mbante përdore,/kur ajo do të më mbante në duar, në krahë, në shpinë,sikurse më kishte mbajtur nëntë muaj.”, vërtet një stacion që fillon jeta njerëzore” dhe vërtet ajo “niste nga shtëpia”, ku ai kujton nënën në Govatën e rrobave “ku laheshin rrobat dhe mëkatet”, por aty është mpleksur dhe rritja graduale e burrërisë, një cigare, e shoqëruar me ndonjë shpull për të kujtuar , se ende nuk kishe arritur burrërinë.Kujtojme sot të rinjtë që ashashin e perdorin si lodër, pa u thelluar dhe kontrolluar nga ne të rriturit. Ajo shpulla ishe kufizimi dhe gjilpëra që të bën të meditosh për mjedisin dhe rritjen bashkë me të.Vërtet një krijim me pathos dhe vërtetësi të madhe, ku “koha ndalonte pa kuptim,/një botë të tërë”.” Jetën e vështirë ai e justifikon me rraqe, një armë,” dhe “liria ishte thjesht një letër…”

Ai përshkruan jetën njerëzore, gjyshin, gjyshen, kur gjyshja ime mbante një leckë të ftohtë akull në ballë, e dija se ajo tashmë e kishte kaluar lëndinën e lotëve”.Vërtet një dhimbje e madhe, e përshkruar shumë bukur artistikisht, pa shumë bujë , por tepër prekese, se një njeri që kish punuar një jetë po largohej nga kjo botë, pa shumë zhurmë”, që vërtet fëmijët “të futesha brenda bashkë me të tjerrët”. Eshtë vërtet një skenë tepër prekëse ku ngjyra e verdhë e trupit, të kujtonte lamtumirën e fundit, ku së bashku me shiun e dimrit, ishte dhe përcjellja e njëriut të dashur. Ku dhe damarët e stacionit ishin tharë. Vërtet një pamje që të lëndon dhe nuk të shqitet nga kujtesa. Paralel me këtë autori na kujton “stacionimin mbi një dosje”, ku kjo dosje shoqëronte njëriun deri në vdekje”, ku “dëshirat ishin fshehur brenda,batanijeve të gjelbërta, vjollcë dhe grin “kujton autori.

Përshkrimet “kur dritat e kuqe dhe blu,bënin rrokadë në dhomën time të vogël” dhe ai rritej, duke endërruar “frutat e mbetura si pengje mes syve, të ndjeja mjaltin e buzëve.E dija se kisha zbuluar stacionin e dashurive”. Vërtet njëriu rritet dhe bashkë me të ëndërron jetën, në këtë stacion të gjatë, duke kujtuar se” qesh dhe qaj dhe jetoj,sikurse e ndjej rininë” dhe me ndjenjën e dashurisë ai rikthehet në stacionin e jetës së vërtetë”. Eshtë vërtet një poemë sa artistike aq dhe filozofike, që të bën të meditosh dhe të kuptosh se jeta është një stacion nga ku kalojnë të gjitha brezat.Dikur Nëna që të mban pelenat dhe me kalimin e viteve kthehemi në pikën zero, kur ti je i detyruar për ti rikthyer asaj atë që të dha në fëmijëri. Braktisja e prindërve sot është një problem sa social aq dhe ekonomik.Një këshillë: ”Mos braktisni vatrat stërgjyshore, mbani prinderit se ata ju rritën më shumë halle e problem,” se “Loti në qepallën e prindërve, varros kombe e Perandori”. Urime miku im i mire dhe në vepra të tjera.

Nga doc: Odise Çaçi

Vlore, me 10 korrk 2020

19 views

Shkrimet e fundit