Çdo mëngjes troket te dera vdekja me dorën e saj eshtake (një jetë të tërë i shmangesh si i verbri që verbërinë zbon me shkop), s' mjaftoka jeta të kuptosh se mençuria nuk shikoka më larg se lumturia, se vjen një çast kur xhamin e dritares frika ta gërvisht me thoin e saj të pistë, dhe ti me dorën mëkatare pastron pluhurin e ikonës dhe falesh, gënjeshtare dhe e pabesë kjo parajsa jonë!
top of page
bottom of page
Comments