top of page

Paradoksi i mirësisë


Minush Hoxha


Meli, tashmë shndërruar në një si rregull, me të mbërrijtur në aeroport, thirri taksinë të vendosur në cep vendkalimi për rrugen e daljes dhe pas njohtimit që bëri,, ia kërkoj: ,, E di ti…. Vetem një ndalim dhe drejtë tek varrezat”. Pasi taksisti e shikoj pyetshëmse ku do ndaloj, shtoj” ,,Të tregoj unë se ku!”

Më pas, futi plaçkat e sajë në vendvendosjen e autos dhe, pasi rehatoj Melin në karrigen e ulëses prapa, nisi rrugen.

,,Ftohtë!” ia tha taksisti, pasi u nisen e sa për të nisur bisedën.

,,Po! Qëkurr isha fëmijë,këtu ka acarr! Si nga inat”

Dhe heshten tek e mendonin çfarë të thonin tjetër. Më pas Meli vazhdoj biseden:

,,Sa kohë duhet deri tek varrezat”.

,,Paj…deri dy orë. Zakonisht! Por, sot është ftohtë, e rruges, nga rrjedhat anësore të ujit, ka dhe ngrica”

Meli, e veshur në një pallto të bukur të zezë, një sheshir poashtu të zi me një fjongo të verdhë dhe çizmet e dorëzat lëkure. Në krahëror varur një medaljon luleje të bukur ari, vathë ari të rrumbullakt me gurë të kuq të çmuar në mes dhe një unazë në doren e djathtë paksa më të madhe dhe të bukur dhe të gjitha këto dhe dukja shlirëshem në ulësen pas, jipnin një zonjë të autoritetshme, fare të bukur e elegante. Dhe e natyrshme ngaqë kishte lexuar një literature të gjerë dhe punonte përkëthyese në kontaktet diplomatike po dhe zyrtare e rregulltë në zyren e një konsulate ku i duhej, përveç gjuhes ëmë edhe gjuha e vendit ku punonte.

Shteti ku jetonte që shumë vite më parë dhe puna që kryente, në veçanti kultura e vendit dhe tradita, e kishin ngritur në një person të qetë, të qëndrueshëm, komunikativ dhe të rafinuar. Përkundra jeteses viteve të fundit në një mirëqenie, nuk mund të shlyente nga mendja nostalgjinë akoma të fuqishme për vendin e vetë, ngjarjet e çastet e disponimeve të mira por dhe borxhin shpirtëror përkujtimi i të cilit ishte shndërruar në rregull, duke i bërë homazh çiftit që e trajtonte shënjtëri. Ishin ata-ata që, nga sjellja që shpërfaqen, tek e rrëmbyen nga kallvar nga kishte nisë të rrokullisej, i hapen një pamje jete, fare tjetër nga ajo që kishte deri tek ai rast.

Sapo u nisen, tek shihte rruges natyren, zu fill në mendjen e sajë-ashtu vetëvetiu-përkujtimi i së kaluares dhe domosdoshmërisht çifti babaxhan. Ashtu duke medituar, ngacmoj taksistin Skendo, ndaj ai e shikoj njëherëdy, e pyeti për kohen e qëndrimit jashtë, nëse vinte më shpesh në vendlindje, por kur hetoj thellimin e sajë në intimen apo ndofta edhe nuk dëshironte t’i përgjigjej-heshti. E ajo, sa po e mendoj t’i përgjigjejt, i cingroj telefoni cellular. E çeli dhe filloj me ,,Urdhëroni. Po Meli jam” .Pasi tutje dëgjonte fjalet nga ana tjetër, ia tha atij me të cilin bisedonte: ,, Mirë! Dmth. fëmijet me mësinjësit e tyre do gjeten në sallen e madhe të hotelit në ora 14,oo. Të shtruar dhe me vazo me lule të freskëta-kuptohet dhe ata të rehatuar. Sipas marrëveshjes! Mirë. Do shihemi aty pak para 14-shit, dhe, mos, harro, mu nga filli, muziken. Ate ,, E duam lumturinë” të kënduar nga Parasqevi si këngë hyrëse. Dua një disponim hareje! Po! Përveç këtyre dhe ata dy fotoportretet me ngjyra të dimensionit më të madh, varë në mur mu mbi koken time ku do ulem”

Pas kësaj bisede telefonike, i kërkoj të falur taksistit për mospërgjigje të më parë dhe i shtoj:

,,Dua ti shtroj një drekë nxënësve fillor. Ata që janë të varfër/ Që kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore”.

Më pas, çeli celularin dhe kërkoj një numër dhe, më të hapur të telefonit nga ana tjetër nisi dialogun:

,,Jeni ju drejtuesi i departamentit shtetror për çështje sociale. Po? E po mirë. Sikur u morrem vesh në biseden e parë, në oren 14, takohemi tek hoteli në sallen e ahengjeve dhe do kryejmë sipas marrëveshjes ate që kam marrë detyrim. Po, në 14. Mirëupafshim” dhe mbylli celularin.

Taksisti, tek kishte dëgjuar bisedat, këtheu koken për një çast, dha një qeshje të shkurtë dhe ia tha:,,Sa veprim bujar!”

E ajo njëherë qeshi shkurtër në komplimentin e taksistit, e falenderoj dhe ia tha: ,,ëëh. Një çast dhe jeta nisë rrugen tjetër”.

Më pas, njësoj me ndjesi nostalgjie nga dritarja vazhdoj të shikonte se si binte bora dhe zbukuronte natyren gjerë të shtrirë. E tha në vete: ,,Ëh vendi im! Vendi im i bukur!” Spontanisht por edhe e ngacmuar nga peisazhi, se ç’e mbërthej e kaluara e jetes së sajë adoleshente e rinore:

Nisi me ,,ëh, jetë vuajtjeje! Ato çastet e pakta të gëzimeve…! Ata, të shënjtërit e mij…!” e tha në zë gadi të padëgjueshëm por të cilen e dëgjoj taksisti.

Ai këtheu koken pas dhe ia tha: ,,kini nostalgji për vendin…të afërmit?” kurse ajo iu përgjigj sikur në vegime:,,po,po…por për dike veçantë!” Dhe, tek shihte tej dritares sikur më parë, vazhdoj të evokoj kohen e ikur. Këte që i ardhi para syrit dhe e shihte sikur një film autobiografik…


KOHË E IKUR


,,Vjeshta në diten e vetë të fundit kalendarik. Borë e herëshme që ashtu më e trashë, kishte zbardhur natyren dhe kishte mbuluar shtëpitë gjithandej. Pamje insipruese! Ftohtë.

Në kuzinen jo të madhe të një shtëpie të re në kat, bubullonte shporeti dhe tutje kaushi e përballë tij televizori prodhim i huaj që jipte lajmet e rregullta të brëmjes. Parashikim i motit: rënie akoma e temperatures dhe borë. Mbi tavolinen në një enë dekorative, pemet: mollet, dardha, portokall e mandarina. Më tutje filxhan kafeje apo gota çaji mbetur pas pirjes.

Tok familja e Nushit përveç bijes së madhe Nurka. Ajo-fëmia më i madh kishte mbërrijtur tek i 16-ti vit i jetes, vit i cili shfaqej në figuren korrekte e të hijshme të sajë, dhe, e shtyrë nga natyrë adoleshente, gjetej më gjatë jashtë shtëpisë dhe-e shoqërueshme sikur ishte-edhe me shokë e shoqe. Prindërit-ëma Mirka në veçanti, shkaku i normes morale të kohes-asaj norme neveritëse që kishte zënë pashkulshëm vend në zbatimin, shqetësoheshin për vonesen e sajë duke e menduar më të keqen…

Pa mbaruar edicioni kryesor informativ, Nurka me një mimikë denigruese në fytyrë, hyri në kuzinë dhe, ngaqë kishte qëndruar më gjatë në natyrë e kishte mërdhinjë aqë sa, ndjente nevojë për ngrohje dhe, tek afroj një karrikë ushqimi, u ulë pranë shporretit.

,,S’u ngope së enduri rruginave, kurse shtëpia t’a ka nevojen.Tashmë je e zonja e punes” ia tha me qortim ëma.

Ajo e shikoj habitshëm, e shikoj më gjatë në hamendsim nëse t’i përgjigjet. Më në fund ia tha ate që e mendoj:

,,Sa për njohtim ty: nuk bëja rrugaçëri sikur e paramendon përherë por nga dhimbja. Isha tek shoqe imja Meli. E ti-ia tha me zë më të ngritur- jipeshe një bëmirese dhe të njohtoj se ajo mërdhinjë, se është në flakë trupi sajë, se nuk ka as ngrohje, as ilaçra, e as çka të ha! Po vdes! Isha nga dhimbja e sa ta ngushlloj. Nxënësen e shkëlqyeshme-këte e di se ta kam thënë më parë!”

Ëma, njëherë e shikoj me habi, më pas ndërroj mendje atypëraty.

,,E prindërit! Babai i saj? Si lë të bijen të vuaj ashtu?” ia tha me zemrim.

,,Ai është pa këthim i dëshpruar! Pa shpresa…! Dehet pa pushim dhe as që di saktsisht gjëndjen e të bijes. I papunësuar, përherë nëpër qoshkat e kafeve të ndyra deri në oret e vona, duke e qorrasur me raki nga mëshira të dëshpruarit e vagabondet sikur është vetë, lë familjen edhe të vdes! Në veçanti ai kopuku Hazeri. Çdo brëmjeje… I qëndron afer dhe e qorras. Ka të holla e askush s’di nga!”

Prindërit e Nurkes u shqetësuan nga ky njohtim-bile babai rrudhi dhe zërin e tv. dhe zu të shikoj bashkëshorten sikur edhe ajo këte. Sikur pyetnin njëritjetrin: Si t’i bëhet? Si t’i ndihmohet? Ta hedhin pas krihesh-as që mendohet! Ishte shoqe e të bijes po dhe detyrim moral! T’i bliheshin barërat, ndopak ushqim, t’ia thrritnin ndonjë mjek se, babai kishte mjaft miq e shokë doktor! Jo mjaftueshëm se ajo vuante sëmuarjen në një dhomë të ftoftë, me ushqim të dobtë dhe pa te, me mbulojsa të palara, me xhama dritaresh të thyer, pa dysheme dhe në një ambient gërdites.

,,Nuk dij…nëse ta them…ashtu…sikur ta merrnim tek ne, sa të marrë veten” e tha ëma në pasiguri në mos do i mirret për të keq.

,, Paj…është shoqe e bijes tonë…njerëzishmëria e do, e i kemi dhe kushtet, Por…vie nga një ambient i ndyrë, ndofta dhe me sëmuarje ngjitëse-tuberkulozë, verdhëz a tjetër dhe infekton familjen tonë. Ndofta dhe nuk e duan këte prindërit e sajë, të afërmit…ashtu fyhen” e tha babai Nushi, kurse bija Nurka-sapo mbaroj mendimin ai, ndërhyri:

,, Oo, jo, jo! Askush s’e ndalon! Bile…sonte, në të dalur nga dhomë e sajë-tek ishim fare vetem, më bëri lutje që të vendoset tek ne për ndonjë dite. ,,Sa të më kaloj…,,Po vdes, Nurçe” ma tha lutshëm ,, ti e di…unë i kam që të gjithë shumë të varfër. Babai shiti token! Qëkur ikem nga fshati, tani as buken e gojes nuk e kemi më!” ma tha thuaja në vajë!” shpiegoj Nurka. Pas një heshtjeje të shkurtë shtoj: ,,dhe babai i sajë, tek me ndoqë në largim nga shtëpi e tyre, ashti i dejur e me shumë keqardhje, përlutshëm ma kërkoj këte”

,,E po…na del si një detyrim ta marrim tek ne…natyrisht po u pajtua dhe yte ëmë”

Sakaqë ëma –ulur në fotele nga përcjellte biseden me ndjesi dhimbjeje ndaj Melit-e mendoj në vete ,,më në fund,ështe shoqja e sime bijë”, dhe, sikur që e kishte menduar që nga pyetja e pare, sa mbaroj babai, shpejtë e preras e tha një ,,po”. Njëkohësisht, Nurkes në çast ia kërkoj të përgatis mbulesat dhe t’i vendosi në kaush të kuzines pasi është më nxehtë dhe menjëherë t’ia gadiste dhe një supë.

,,Jo, Nurka të shkoj tek ajo me taksi e ta shpie tek ne, e ti gaditi ato që ia kërkove. Sa është më heret” ndërhyri babai.

Pasi u pëlqyen mendimesh, babai doli në korridor në të cilin, mbi një komodë postafat gjëndej telefoni dhe thirri taksin me një alarmim të gjëndjes: ,,Ju lutem sa më parë! Është urgjente!” kurse ëma solli shtrojat për mbulimin e Melit dhe duke e ndihmuar edhe Nurka, i shtruan në kaush.

Pas disa minutash ardhi taksi, doli Nurka dhe vajti tek shoqja e vetë Meli.

Tek mbërrijti aty, atypëraty filloj përgatitja për nisjen. Me përkrahjen e Nurkes e të nënes së vetë, Meli u ngritë nga shtrati e doli. Muar të futet në taksi në karrigen e dytë. Ëma e Melit që përcjellte të tëren me një mimikë dhimbësurie, sapo me vështirësi futej Meli në autotaksi dhe mu në nisje, me lot ia tha Nurkes uraten” ,,Zoti ua shpërbleftë mirësinë!”

Nuk kaloj shumë kohë dhe u këthyen, Meli e zbehur, e molisur,me temperaturën të lartë, e mbështjellur. me një jorgan leckash e tek kundërmonte rëndë dhe, duke e mbajtur në hyrje nga krahu, e futen në kuzinë dhe e shtrinë në kaushin tashmë të përgatitur për shtrirje. Pas pyetjes se Nushit si ndjehej e tek ia prekte ballin, mësuan më hollësisht për gjëndjen e sajë.

Më pas i dhanë dhe supen e nxehtë të përgatitur që më parë nergut për te, me lëngë nga mish gjedhi , pastaj kapsullen ampicillin dhe aspirinin për ulje të temperatures. Ëma Mirka i shtriu në trup lecka me alkool si me një ilaçë të sprovuar. Në vijim i zien dhe çaj kamomili me lëngë limoni me bukën të tharë e me kocka djathi e kaçkavalli.

,,Mos të vie keq. Sipas dëshires, merr” ia tha ëma Mirka.

Nga mesnata, pasi u përshëndeten me te, vajten secili në shtratin e vetë. Më pare se të ikin nga kuzina, Meli ua tha: ,,Ooh sa nxehtë është këtu. Sa aromë e këndshme që vie!” dhe tek u përshëndeten me ,,natën e mirë” u ndanë.

Akoma pa ikur në dhomat e veta, u këthye Mirka me të bijen dhe ia tha Melit: ,,po t’u dashtë diç naten, veç na lësho një zë dhe ne do të jemi mu tek shtrati yt”

Të nesermën, aty nga mesdita, Nushi solli dr. Zejnin-një shokun e vet, që nga më shumë vite. Kontrolloj Melin sikur e do rutinë mjeksie e më pas ia tha Nushit:

,,Ka një inflamacion mushkërishë të rëndë! Po i jap ilaçrat: brufen, antibiotic etj. dhe të pijë sa më shumë lëngje. Në veçanti çajë. Po iu keqësua gjëndje, vijë saora!”

Atë ditë, të nesermen dhe disa ditë pas, Meli qëndronte e shtrirë dhe nën kujdesin në veçanti të Mirkes.

Pakengapak dhe zu të shërohej dhe tashmë jipte një pamje të një personi që nuk lëngon sikur në ditet e kaluara.

Në brëndakohë Nushi-në marrëveshje me bashkëshorten, mblodhen ca veshëmbathje për fëmijët e familjes së Melit, nënes së saj, pastaj ushqimëra-miell,sheqer,yndyrëra, salçice, etj. dhe me autotaksi ua dërguan në shtëpi.

Përveç dërgeses familjes, pasi morri mendimin edhe të Mirkes, Nushi vajti në tregti dhe i solli Melit pallton, pantollona dimëri, xhemper të trashë, pizhama, çorrapë dimëri dhe çizme. Ajo, veçsa nuk humbi nga gëzimi.

,,Teze Mirka, xha Nushi, Nurka. Shumë shumë falemnderit. Kurr nuk do t’ju harroj!” e tha thekshëm e me lot në sy.

,, Oo, përse shqetsohesh! Je shoqe e Nurkes. Jona! Mos mundo veten! Jemi njerëz dhe e kemi detyrë të duhemi!” e tha Nushi.

Pas ndonjë dite Meli morri veten. Duke përsëritur falenderimin, në ndarje nga familjarët e Nurkes, me taksi porositur nga Nushi, pasi futi brënda plaçkat që ia kishin ble, vajti tek shtëpia e vetë.



NDONJË VIT MË PAS


Pas ndonjë viti, kur Meli sapo kishte lënë miturinë, tek këthehej Nushi nga zyra, u fut në shtëpi dhe mu tek shkallet pau dy hetues policor. Dy hetues që i njihte qëmoti. U habit nga prezenca e tyre. Njëherë trajtoj prezencen e tyre si kërkesë për ndonjë shërbim oficial ose ndonjë të drejtuar të gabuar. Posa iu afrua dhe u përshëndet me ta, ata ia shpieguan qëllimin e ardhjes aty. E filluan me pyetjen:

,,Ti njeh ate vajzen-Melin. Para ndonjë viti i bëtë strehë dhe tejkoj sëmuarjen nën përkujdesje tuaj. Ishte këtu, tek ju mbrëmë? Kaloj këtu naten?”

Nushi fare i habitur, iu përgjigj:

,,Melin nuk e kam parë që nga koha e shërimit tek ne dhe nuk dij përse do vinte e të bënte gjumin këtu!”

,, Ndofta nuk di se ajo kohë më pare është martuar. Në fakt, babai e ka dhënë për një më të moshuar…!”

,,Natyrisht që nuk dij!” iu përgjigj Nushi.

,,Pa pëlqimin e sajë” e tha njëri zyrtarë.

,, As këte nuk e dij”

,, Eeh, tani ka ikur nga burri dhe gjurma na solli tek ju. E menduam se, sikur atëherë, e kini strehuar ju” vazhdoj po ai zyrtari.

,,Jo, nuk ishte fare këtu që nga ajo kohë. Po, përse në meselen e mosmarrëveshjes bashkëshortoore do implikoheshim ne?!” pyeti Nushi.

,,Përse…?! Ngaqë, burri i sajë i kishte dhënë një shumë të madhe parashë babait të saj sa për ta marrë ate nuse” vazhdoj me shpiegimin zyrtari.

,,E di se ishin shumë të varfër dhe ja…njëfarë shitjeje të vajzes. Sipas tradites së fshatit: plaku 70 vjeçarë me të holla, merr nusen 18 vjeçare! Tashti, burri i saj që është pjesë e një grupi të denuncuar tek hetimet për contrabandën, narkomani, vjedhje grabitçare etj.kërcnon familjarët dhe kërkon këthimin e sajë. Në të kundërten do bëjë baterdinë. E ne frikohemi dhe për ju shkaku i të kaluares”

,,Më vie keq, por unë nuk mund të ndihmoj fare. Nuk e kam takuar ka vite…”

,, Ne do ju vëzhgojmë sa të mundemi për mbrojtje, e ju, çfardo lajmi që mirrni ose vie këtu-menjëherë n’a lajmëroni”

Pas premtimit për t,i informuar dhe përshëndetjes rutinë , u larguan.

Nushi, Mirka e Nurka u gjeten në panik nga frika dhe ju dilte kujdesi I dhënë sin jë bumerang. Nuk dinin s’i t’a zgjidhnin e as si të vepronin. Frika u shtue kur nga bashkëshorti i Melit, rruges së thashethënave ardhi edhe kërcnimin se në zhdukjen e Melit, kishte dorë dhe familja e Nushit-vetë ai si person që njihte zyrtarët e që kishte lidhje dhe me pushtetin.

Por, kjo nuk ishte e tëra:

Një dite, tek ecte rruges aty nga mëngjesi, një person fare i afërt- duket axha i Melit- ndofta me emërin Hasan ose Shaban, sa kalonte skaj Nushit, ia tha:

,, Shiko ti…kurrë nga askush nuk kemi patur dëmë më të madh se ti. Na është rrezikuar jeta e familjes nga ti! Ti e more bijen tone në familjen tënde dhe shijoj jeten Tuaj dhe kur më nuk u qetësua! Iku dhe nga burri! Dhe…do ta paguash demin!”

Ndonjë muaj më pas, burri i Melit Hazeri pas një zënkeje të ashpër tek një kafeteri me një të grupit që shquhej për joligjëshmëri veprimi, tek e kishin fajësuar se kishte abuzuar me shumë tepër të madhe të hollash, qëllohet me dy plumba: një në krahror e tjetri në arterie të mbizemres dhe, pas përpjekjeve mjeksore-vdes po diten e plagosjes.

Pas vdekjes së bashkëshortit, Meli këthehet në shtëpi dhe kryen cilatdo punë sa për sigurimin e jeteses.

Pas ndonjë viti, babai, tek tejkalon limitin e pirjes së alkoolit që përballon organizmi, tek shkon për urinim në wc, përplaset për tokë dhe aty edhe vdes.

Axha i Melit, i cili kishte përcaktuar shkaktarin e dëmit dhe lartësinë e tij, pasi iu përkushtua fanatikisht fesë islame dhe falej 5 herash çdo dite, vdiq ulur përmbi një gur rruge ku ishte ulur për pushim.

Meli, u njohtua me një të ri që jetonte jashtë vendit, vajti tek ai, lindi një djalë me te dhe tek shpërfaqi ai tipare karakteri të papërballueshme, u nda nga ai dhe bashkë më të birin, deri në rritjen e tij dhe ikjen tek e dashura në një shtet tjetër, jetuan bashkë.

Meli tek zotëroj mrrekullisht gjuhen e shtetit ku punonte, pas një testi të ashpër nga zyrtarët konsullar, e vlerësuar lartë, u morr në punë dhe mahniti stafin me profesionizmin.

Pas disa vitesh, nga mosha e sëmuarja, vdiqen Nushi e Mirka dhe Meli e piklluar, në pamundësi të vinte për varrim, bëri veprime të duhura homazhi dhe Nurkes i dërgoj një mesazh të fuqishëm ngushllimi.


KOHA TANI


Tek mbërrijten me taksistin tek qyteti, Meli i kërkoj të ndaloj tek shitorja e luleve mortore. Hyri aty dhe iu drejtua shitëses gjentile:

,,Zonjë, lulet më të bukura që kini, ju lutem”

,,Po zonjë kemi por e dini…janë paksa…. e dini çmimi!” ia këtheu ajo me respect.

,,Zonje, më të shtrenjtat që kini! Nuk e besoj të kini lule, sado të shtrenjta, të denja për personat për të cilët do t’i blejë!”

,,Ju lutem…ja këto…orkidetë!” ia ofroj ajo një vazo oker me orkide të freskta.

Pasi pagoi, doli dhe teksa hipi në auto, ia kërkoj taksistit:

,,Tashti, drejtë në varreza!”

Pas vetem disa minutash, u gjeten tek varrezat.

,,Më prit këtu…e sa të bëjë homazh këthehem”

,,Patjetër” iu përgjigj taksisti.

Mbërrijti tek varri i përbashkët i rregulluar bukur të çiftit Mirka-Nushi, u ulë përballë në karrigen e shpaluar, vëni nën portrete vazon me orkide dhe, tek i rrodhën lotet, iu drejtua portreteve:

,,Si ta them…e dij…shpirtëgjerësinë tuaj tek më morret në shtëpinë tuaj në gjëndje të mundimshme! Dhe e menduat: e bëmë, por s’është një gjë e madhe. Një shpënzim i vogel dhe një kujdes i përzemërt”. Tek i mendonte në vete këto, i rridhnin lotet. Vazhdoj njësoj të flitte në vete:

,,Të dashurtit e mij! Deri në çastin, tretesha në errësirë! Shihsha fundin tim!Shihsha se në nesre përfundon ime jetë! Varfëri, moskuptim nga sekush, dhimbje. Përbuzje nga mjedisi! Pamundësi të vazhdoj shkollimin. Sorollatje nga humnera vetë e familjarisht. Prind të trishtë, Baba kur jo i padehur! Jetë tragjike tek vdisnin foshnjet! E pakuptimtë. E litari më pritte të më shtrëngoj fytin. Ti jap fund mynxyres së papërballueshme! Dhe tek jetoja çastet e fundit të jetes…ja drita! Ja shpresa! Ja dashuria njerëzore: dhomë e nxehtë, supë e shijshme, ilaçra, veshëmbathje të reja, të nxehta, shtrat i bukur, sall aromë të kandshme dhe tërë familja mbi koken time. Kujdesi nga të gjithë! Dhe me doli në sy një faqe tjetër e jetes. Shpresa që më jep vision se jeta ka dhe pamje tjetër, atë të bukuren. Dashurinë! Dhe hedha trishtimin dhe morra guximin të jetoj, ta dua dhe më ardhi në vete një forcë për tejkalimin e çdo vuajtjeje. Dashuria juaj më ndryshoj. Më bëri ta dua jeten e njeriun. Flm. Xha Nushi,. Flm. Teze Mirka. Do më ndriçoni jeten përherë si një fanar i pafikshëm. Prehuni të qetë në parrajsen e merituar”

U ngritë në këmbë vajti tek portretet, njëherë i puthi që të dy më pas i ledhatoi dhe u këthye tek taksisti.

,,Shkojmë tani tek restoranti” ia tha taksistit dhe ai, sapo e dëgjoj nisi auton.

Saora mbërrijten tek rastoranti. Ishte një ngrehinë e bukur në stilin autokton mu skaj lumit me një tarracë të bukur vazhdim nga ngrehina.

,,Ti mund të shkosh në punen tënde” ia tha Meli tek dilte nga auto dhe shtoj: ,,Në ora 16,oo të jesh këtu sa të zë flutrurimin e aeroplanit të ores 18,oo”

,,Në rregull” iu përgjigj taksisti dhe u largua

Përmes hyrjes kryesore Meli hyri dhe, para se të hyj në sallen e ahengjeve u shqetësua. Pas një ndalese të shkurtër, hyri në sallen që, që në fillim imponohej me dukjes solemne.

Fëmijët, personeli shërbyes dhe të ftuarit, sapo e panë u ngriten në këmbë kurse, fëmijët në korr i dëshiruan mirëseardhje me: ,,Mirëseardhe , e dashur zonja Meli” Teki i iken nga mallngjimi disa pika lot, ua dha shenjen me dorë të ulen e më pas ua këthej:

,,Mirë se ju gjeta të dashurit e mij. Nxënes e mësues! Dhe juve personeli shërbyes që kini bërë një aranzhim kaqë të bukuar dhe juve zyrtarë të sociales dhe të kujdesit ndaj fëmijëve. Kam ardhë këtu nga largë por mua më duket vetem një hap. Shihni këta dy persona në foto-ngriti gishtin nga fotot e bukura varur në mur, mu përmbi koken e sajë-këta më sollen gëzimin e jetes, ma bënë jeten të .dashur dhe tani ju dhe fëmijët e botes, ju dua sikur ata mua. Dhe ju të dashur fëmijë, duajeni jeten. Duajeni njëritjetrin. Me gjithë shpirtë. Kujdesuni për njëritjetrin, ndihmojeni njëri tjetrin. Sikur ata për mua” dhe heshti.

Fëmijët u.stepen Edhe të tjerët. Kryeshërbyesi, që të tejkaloj heshtjen e sipas porosisë, thirri: ,,Muzika, muzika!”

Dhe filloj me ,, E duam lumturinë” fare kumbueshëm duke krijuar një disponim të paparë gëzimi. Fëmijët këndonin e aplaudonin sakaqë, shërbyesit filluan me vendosjen e pijevi dhe të ushqimit. Dy zyrtarët dhe kryeshërbyesi, vajten tek ajo, sëpari e uruan me ,, E paparë. Falenderim më përkulje” me pas u ulen afër sajë dhe ngriten dolli.

Ahengu vazhdoj në disponimet më të mira, përcjellë me këngë fëmijesh dhe, aty nga fundi, Meli u ngritë nga karrika dh tek vajti tek një cep, thirri që të dy zyrtarët dhe kryeshërbyesin dhe ua dha një shumë më të mdhe të hollash, ,,I shpënzoni për nevojat e fëmijëve të varfër” I pranuan me keqardhje dhe me mirënjohje, kurse kryeshërbyesi ia tha se, deri në fund të ahengut nuk do mund t’ua bëjmë fakturen. Meli ndërhyri: kjo deri këtu dhe paqë deri në fund dhe, juve një bakshishë për korrektësinë në sjellje dhe shërbimin profesionist të lartë.

Fëmijët të disponuar, hanin e pinin nën tingujt e këngëve dhe, kur ardhi ora e ikjes, Meli u ngritë në këmbë dhe pasi luti për qetësi, ua tha:,,Kështu sikur sot do shihemi përsëri. Të jeni përherë kështu të gëzuar e të lumtur” dhe pasi ua la një ,,mirëupafshim” doli jasht hotelit.

Mu para portes kryesore, e pritte taksisti. Hipi dhe nisi të zë fluturimin për destinacionin e vetë.

m.m.h. 18.02.22.

74 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page