Para një prove


Vjosa Osmani për Presidente, LDK-ja para një prove të madhe ekzistenciale Nga Skënder Sadri KLAPITI Tashmë dihet se verdikti popullor Vjosa Osmanit ia ka dhënë mandatin e Presidentes dhe se askush as që mund t’i përafrohet asaj për këtë post, pas atij rezultati demokratik e historik të pashëmbullt për nga numri i jashtëzakonshëm i votës popullore që asaj populli ia dha me 14 Shkurt 2021. Sot nuk do të ndalem në analizën e humbjes katastrofike të LDK-së në zgjedhjet e fundit të datës 14 Shkurt 2021, pasi këtë humbje dhe dështim të saj unë e kam parashikuar dhe argumentuar shumë kohë më parë. E pata shkruar kohë më parë se rezultatin që arriti LDK-ja në zgjedhjet 6 Tetorit 2019 i faturohet dhe ishte meritë e faktit se kandidate për Kryeministre e Kosovës nga LDK-ja ishte me meritë Znj. Osmani. Gabimi i rëndë që bëri klani uzurpator i LDK-së që e shkarkoi nga të gjitha postet partiake Znj. Osmani pas kundështimit nga ana e saj të pucit parlamentar që rrëzoi qeverinë legjitime Kurti 1 , kundërshtim që ajo e bëri parimish hapur dhe me kompete