Para elegjisë


Azem Shkreli


Një ditë do t'i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t'agsholeve t'prenduara e s'do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh djelmoshat.

Një ditë dot'i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t'i pështysh dhe secilin muzg do ta pagëzosh me nganjë pendim që dhemb e s'do te kesh me as sy deti, as hap te hedhur sorkadheje te shohesh si t'perqeshin gonxhet dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura i vret bukuria e vet.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit