Pandemia vazhdon të marë jetë njerëzish
Prof Dr Fatmir Terziu
Pakkush mund të mos e ketë ndjerë buzëqeshjen e thjeshtë, tipike e mjaft njerëzore përballë ish-Gjykatës së Elbasanit. Pikërisht aty ku piqej dhe shpërndahej prej kohësh kafja e freskët. E në atë pikë fjala e urtë përshëndetëse gjithnjë vinte nga dera e hapur, ku duart punëtore paketonin kafenë e preferuar të mjaft banorëve të Elbasanit. Ai që ndodhej kryefjalë e kësaj ndjesie ishte Skënder Bajram Selimaj. I thjeshtë, edhe pse dinte dhe zotëronte shkëlqyeshëm dy apo tre gjuhë të huaja. I edukuar mjaft mirë dhe me frëngjishten e tij, që e kishte mësuar që në shkollë të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ai ishte një njeri mjaft inteligjent dhe gjithnjë preferonte të shfaqej mjaft modest dhe i thjeshtë, edhe pse dinte dhe mbante në vetvete mjaft njohuri.
Duart e tij gjithnjë mbanin një ritëm. Fjala e tij peshonte qetësi, urtësi. Dhe gjithnjë në atë pikë ndjeje jo vetëm erën e këndshme të kafesë së pjekur, por dhe shijen që të përcillte memorjes sjellja e ndjeshme dhe mjaft e kulturuar e këtij njeriu tipik në llojin e tij. I përkushtuar për familjen e tij të mrekullueshme, bashkëshorten e tij Adelinën, dy fëmijët Stelinën dhe Luisin dukej sikur e gjithë Bota ishte në duart e tij. Përkujdesej mjaft mirë për prindërit e tij të mrekullueshëm, Safijen dhe Bajramin, të cilët u ndanë nga kjo Botë në një itinerar kohe të shkurtër dhe dukej i pafrikësuar nga kjo frikë e pafajshme e Covid-19-të. Pata rastin ta shikoj nga afër këtë pasqyrë reale thuajse pak muaj më parë, teksa përshëndetesha me kunatin e tij, Inxhinierin dhe specialistin Sizmolog Lulzim Shahinaj dhe me motrën e tij fisnike, Lujeta Shahinaj. Dhe e kuptova se diku shfaqej dhe shuhej vetë frika e pafajshme.
Frika e pafajshme dhe e papranuar për tu thyer. Dhe e ndjeva se në prag, nëse përqendrohemi mund ta shohim kur jemi të ndjeshëm, njerëzor, shpirt-lirë dhe urtakë një pamje të tillë që na ndjek dhe na bën ta ndjemë. Çdo shpirt i vetëm e di këtë. Por kur japim mësime në jetën tonë, gjithmonë mbetet e pathënë një gjë që duhej thënë kohë më parë. Ne do të arrijmë të gjithë atje, kur të arrijmë atje, le të kemi vetëm paqen për momentin. Thyej një pjesë të momentit me këtë dhimbje të madhe të ikjes së 51-vjeçarit që kishte akoma më shumë ëndrra për të realizuar. Akoma më shumë për të bërë. Dhe e dinte ndoshta në heshtjen e tij se kënaqësia jonë është kalimtare. Ndaj dukej sikur gjithnjë thoshte në përkujdesjen e vetë humanes, shkundni mbërthimet e veseve tuaja, aty ku po ju kafshojnë, ju po gjakosni një mendje e qëndrueshme shteron, bindjet tuaja po tërhiqen. Kur shihte të shtrëngoheshin të moshuarit për pako kafe, kur ndjente numërimin e qindarkave…
Dhe mes kësaj e ndjente dhimbjen. Sa herë falte. Sa herë dhuronte … E dinte se atje lartë në kusurin shtet dhe pushtet kishte harbues dhe këta ishin thjesht lundrues në një mjegull të butë. Aty ku gjithçka që dëgjon është e vërtetë. Dhe me vete pikaste të thuhej: Ju e keni mashtruar veten në asgjë, kështu që çfarë mund të qortoni? E ndjente njërëzoren dhe dhimbjen e Njeriut. Kështu iku dhmbshëm dhe dhimshërisht Skënder Bajram Selimaj, duke na rikujtuar se pandemia ende merr jetë njerëzish. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij humane! Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithëve që e njohën!
Comentarios