top of page

Panajot  Zoto: SHPIRTI  HUMAN  NË FAQET E NJË LIBRI

  • Jan 31
  • 6 min read

      (mendime  për romanin “Kush qau në parajsë” të autores IRENA Shabani)

                                                                                         Nga   Panajot  Zoto

 

 

   Romani “Kush  qau në  parajsë”,i  autores  Irena  Shabani,i prezantuar  në një auditor  lexuesish në Sarandë,  futet në kategorinë e  librave, që nuk qëndrojnë për stoli në raftet e biblotekave tona. Është një libër që  të  ysht për ta rilexuar..  Është pak të thuash ‘një libër i mirë’. Ky libër të dhuron kënaqësi. Të ngjall pafund  emocione. ..  Pas  leximit  qëndron,  habitshëm, brenda faqeve të tij  e të duket  se  fle netëve me personazhet e këtij libri,duke lëvizur nëpër episodet ku ata gëlojnë.

 “Kush  qau në parajsë” është  një libër social,një zgjatim  i kujtesës  dhe imagjinatës së  autores,  e cila duke folur përmes personazheve, jep një informacion të  pasur  për çka ndodh në Tiranën e  viteve  pas 90-tës, më sakt  në vitet e piramidave famëkeqe,  që e parë në kontekstin e kohës,  ngjan me  një zhgaravinë , e pistë dhe e varfër, me drama sociale  dhe me shumë pikëpyetje për të arthmen. Me  histori e kujtime që   sa të bëjnë të vuash nga  pasojat ,aq dhe të ngjallin shpresë për ndryshime për më mirë. Nga ana tjetër  pasqyrohet përmes  sekuencave a episodeve, jeta në emigracion.Shfaqen jetë emigrantësh me problematikat e tyre.Lexuesi  e shikon autoren e  romanit, në ecje ,duke ‘fotografuar’  ngjarrje  dhe episode, të kalojë nga një situatë në tjetrën, dhe  sërish të dal në  shratin e linjës   kryesore.

   Genti,shoku i klasës së Johanit, djal i një çifti intelektualësh, Sofisë dhe Kristos, është i sëmurë. Një nga veshkat nuk i funksionon dhe tjetra e sëmurë. Prindërit e Gentit , me varfërinë e tyre, nuk ia dalin  të kujdesen për fëmijën e sëmurë , ndaj dhe shëndeti i tij përkeqësohet. Johani,  shqetësohet për shëndetin e  shokut, i cili gjithnjë u shmanget lojërave dhe mungon  shpesh nga mësimi. I lutet të jëmës, Sofisë, ta ndihmonte shokun e tij të klasës. “Ai do  vdesë”- i tha, ta ndihmojmë. Sofia i premton të birit se do bënte çmos për shokun e tij. Siguron, përmes njohjeve në Athinë,premtimin për ta ndihmuar në misjonin  e saj human.Spirua, mjeku që kishte vizituar djelin e saj,Johanin, i cili vuante edhe ai nga  një sëmundje autoimune (rënie flokësh), i kishte  premtuar ndihmë  për  trasplantin e veshkave,ndërsa sofia  përmes kryqit të kuq  mundësoi mbështetje .  Pas   një pritjeje  në ankth vjen lajmi nga Athina se  veshka ishte gjetur dhe  djali duhet të paraqitej në  spital  për transplantin.  Një kontrast  në dimensionin njerëzor : përballë   vihen  dy ndjenja: hidhërimi dhe gëzimi, që çuditërisht shkrihen në një moment dhe rezultojnë në  miqësi të re. Dominon  humanizmi. Si ndodhi? Në një aksident  bab e birë  kishin ndërruar jetë. Kërkesës   për ta dhuruar veshkën e djalit (konstandinit të vogël) Afrodhiti, nëna greke, iu përgjigj pozitivisht.  Një telefonatë nga Athina  vuri në lëvizje  Sofinë e cila bëri të gjitha përgatitjet për  nisje. Duhej të mbrinin në spital në kohën e duhur. Afati 24 orësh për trasplant nuk duhej neglizhuar. Mila ,mamaja malësore e Gentit,nuk kishte nxjerrë pasaportë udhëtimi siç ia kishte kërkuar , që herët,  Sofia. Djali duhej shoqëruar nga prindërit dhe pasaporta ishte e domosdoshme. Koha nuk priste. Mila, e sinqetë,  tregoi se  varfëria  nuk ia mundësonte nxjerrjen e pasaportës. Si do  procedohej? Sofia  diskuton me  të shoqin, Kriston . I thotë se do shkonte vet ajo me djalin e sëmjurë në Athinë. Debatojnë  për rreziqet e kësaj ndërmarrjeje dhe më në fund  vendos zemërgjerësia njerëzore. Hoqi nga pasaporta e saj fotografinë e  Johanit dhe ngjiti atje fotografinë e Gentit. Me këtë mënyrë kalojnë  kufirin... dhe  mbrijnë në kohë në spital... Bëhet  trasplanti me sukses. Afrodhiti, nëna e Kostandinit , shkon në spital. I dhuron Gentit  dashuri por dhe sende të djalit të saj, veshka e të cilit jetonte në trupin e  vogëlushit  shqiptar.  Afrodhiti e ndihmon  Sofinë me një ambulancë private  deri në Kakavi ,prej nga  një ambulancë, e marrë nga spitali i gjirokastrës, do  trasportonte  Gentin   për në Titranë...  Afrodhiti vjen në Tiranë dhe  shkon te shtëpia e Gentit ku përballet me  varfërinë ekstreme. Dhuron roba dhe të gjitha kursimet që kishin ruajtur në bankë për Konstandinin.

  Një galeri e tërë personazhesh lëvizin nëpër faqet e librit dhe  vështirë se mund të shlyhen nga kujtesa  disa prej tyre: Sofia, një vajzë nga  zona e minoritetit grek të jugut, një grua intelektuale, një nënë e përkushtuar, një  qenie sociale me një dimension të madh shpirtëror.E shkathët, e zgjuar, e bukur, një heroinë e vërtetë, një humaniste shembullore.  Mila, një grua malësore, e mësuar me statusin e saj si “një grua e padukshme”, e heshtur që vuante varfërinë e saj dhe  sëmundjen e të birit. Afrodhiti, gruaja  greke  pa paragjykime, që  di të japë dashuri. Që dhuron jetë për  një fëmijë shqiptar në emër të  jetës. Një heroinë sociale e rallë, një grua vërtet madhështore.

   Letërsia funksionon at’herë kur autori  zhduket,kur  nuk dallohet zëri i tij dhe kur personazhet fillojnë dhe jetojnë veçmas tij. Irena Shabani këtë ka patur parasysh në gjithë narativën  e këtij libri me  strukturë rëfimtare .E thënë  në mënyrë figurative, romani i Irenës, ngjason me një pemë   ku  trungu,  që ngrihet lart në vijë të drejtë, mbushet në lartësinë e tij nga degë e gjethe  të shumta. Ndryshe, mund të them se autorja e ka ndërtuar tekstin  jo thjesht me një narativë  lineare. Kronologjia  e narativës, pra mënyra lineare e rëfimit, ndërthuret me mënyrën flashback-s, një teknikë narative kjo ku rrëfimi  përdoret për  t’u kthyer te ngjarje  të më parshme . Kjo e bën më dinamike narativën dhe  e mban lexuesin të pa shkëputur e kureshtar për  ç’ka do të ndodh.  Autorja  ka përdorur me sukses varjantet e  flashback-ut, si flashbakun e  gjatë, flashbakun e shkurtër,dhe flashback-un psikologjik. Në libër mbizotëron  flashkack-u i shkurtër,  ku lexuesit i duket sikur  ecën në një rrugë  me hyrje e dalje  të shumta, të cilat   s’janë tjetër veç episode  që mbushin  me  lëndën ushqyese, linjën  e subjektit të romanit.Autorja  ka përdorur gjerësisht edhe  flashback-un  psikologjik ,i dukshëm ky përgjetë gjithë linjës narative, ku jepen skena dhe përshkruhen situata që vënë në sprovë gjendjen psikologjike të personazheve,ndjenjat e tyre dhe traumat që përjetojnë.

Romani  është  shkruar me një gjuhë të pasur e të figurshme që e bën atë t’i ngjaj një luleje të bukur aromëndjellëse dhe  rrëzëllitëse.   Mënyrat dhe figurat që përdoren për ta bërë shprehjen më të gjallë, më të pasur dhe më ndikuese emocionalisht e kuptimisht janë si  gjella cilësore në një tavolinë  feste. Në këtë libër,kaq të pasur me to, gjen  si metaforën e krahasimin edhe kontrastin  e antitezën si një figurë stilistike.Gjen figurën e fjalës:epitetin, por  dhe  fjalë  të shumta me ngarkesë emocionale. Gjen aforizma dhe fjalë të urta. Autorja nuk sforcohet në gjetjen e fjalve apo në ndërtimin e fjalive e frazave ‘të mëdha’. Jo gjithçka  duket e natyrshme. Gjuha e thjeshtë por e bukur  me të cilat ndërtohen fjali e shprehje të figurshme si:”Dhoma kishte marrë aromën e tymit dhe atë lloj ngrohtësie, që druri duket sikur  e flet në një gjuhë të përbotshme”. “Rëndonte një ajër që dukej sikur i shtypte njerëzit”. “Uria i mbyti turpin”. “Kufomë që ecën”.“Vunë një gurë sipër ëndrave të bukura”. “Shikojnë diellin, që lind pavarsisht nga ne. Po a do të rëzohej dielli nëse e qara e shpirtrave tanë do të bëhej më e fortë, duke u lidhur e gjitha bashkë si një zinxhir?”

  Librin mund ta mbarosh së lexuari,po personazhet dhe  mesazhet  që ai përcjell  mbeten. Ti ri e  mendon  për fatet  e tyre dhe  me mendje ngulitur në ngjarrjet me dramacitetin shokues, rilexon dhe veçon histori. Në mendje të ngelet humanizmi i  dy grave që  shpëtojnë jetë .Njera , Sofia, përmes  faljes së kohës dhe tjetra përmes  faljes së pjesëve të trupit të të birit që vdiq, për t’i dhënë jetë një trupi   që shkonte drejt vdekjes.Të mbetet në mendje  varfëria, si një peshë e çuditshme që u vihet fëmijëve mbi shpinë si një  tabllo lufte ku askush nuk del dot se, siç thotë autorja: sulmi ka filluar dhe mënyra më e mirë për ta mbrojtur është të forcosh kurizin që pesha  mos të të shtypë.

Libri  evidenton plagët sociale të tre dekadave më parë dhe  ngjarrjet duken si të njohura e të përjetuara nga  brezi aktual,por vlera e librit qëndron në faktin se  do t’i mbijetojë  kohës  e do jetë edhe për  të lindurit pas   atyre viteve të vështira një tregues i atyre që kanë ndodhur .  

 

 

 

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page