Panajot Boli: UNË E TY, VAJZË E VALEVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 19, 2025
- 1 min read

UNË E TY, VAJZË E VALEVE
Dua të trokas sonte në derën tende të vetmisë
Dhe të rrimë pranë e pranë, vajzë e valeve
Në breg të brengës
Të dy, të heshtur mes trishtimit të numërojmë valët
Mos na sjellin në një varkë befas yllin e detit
Në breg të endrrës
Pritjen e gurtë do ta qepim me penjtë e durimit
Valët do t’i bëjmë më të kripur me lotët
Në breg të shpirtit
Malli i thinjur do të na bashkoj duart ne të dyve
Do të numërojmë valët në dritën e hënës
Në breg të shpresës
Unë e ty, vajzë e valeve, moj vajzë e trishtimit
Pritjen do ta bëjmë orakull permendore
Në breg të dashurisë









Comments