CIKËL ME POEZI
NGA PANAJOT BOLI
-TI BËHESH RE-
TË PËRDITSHME
Nuk priti gjeli i komshiut që të gdhijë
Kolegët e lagjes në këmbë seç i ngre
Ia merr njeri,ia kthen tjetri,me iso labe
Të urojnë për mirseardhjen e ditës se re.
Me delikatesë nxjerr syrin agu majave
Çarçafin e hirtë duke e shtyrë menjanë
S’ka gjumë teto Fato që del në dritare
Me merak ujit lulen e saj manxhuranë.
Degjohet kolla e thatë e Nasit pensionist
Tek sperkat në kopsht hardhinë e harlisur
Ca zogj nuk i ndahen, cicerojnë terë gaz
E zilepsin kopanët e rrushit të kapardisur.
Trokitje e butë e bastunit të komshiut plak
Që del në oborr të shijoj edhe ai pak freski
Pas pak dhe plaka me tabakanë e xhezvenë
Të dashuruar si dikur,të pijnë kafen të dy.
Teta Katja ushqern pulat e bisedon me to
Gjuhën ia dinë, me kakarritje seç i thonë
-Si u gdhive ? –e përshendet Miti pakgjumi
Tek kthehet nga kopshti me një tufë rigon
Në ballkonin përballë nuk rri pa dalë Tina
Rrobat terr, e hapur xhelozon me bukuritë
Si fluturë lozonjare, me diellin po buzëqesh
E fshehtas, herë herë, nga diku i kthen sytë
TI BËHESH RE...
Ti re e hirtë po bëhesh në qiellin që frymon me zor
Në zhegun e përgjumur që këndojnë veç gjinkallat
Ma hedh shiun si lot mbi strehen e dashurisë sime
E lëng nerenxe më vë në buzë,si e Bukura te perrallat
Një puhizë,që të dha deti,ma sjell në puplat e bardha
Në dritarët e odës së shpirtit tim hyn tinëz e i flladit
Më ulesh në prehër,pastaj bëhesh ajo,e buzëqeshura
E më shuan atë zjarrmi si pendët,në liqenin tend,sytë
STATUJË AKULLNAJË...
Më erdhe...
Sa shumë të kam pritur
Befas m’u shfaqe
E pakapshme, pa ngjyrë, si në endërr...
Më erdhe...
Shkelqenin flokët ode
Me aromën ndjellëse
Të shishkave të qelqtë të vitrinave
Më erdhe...
Me sy të medhenj, të kaltër
Retushuar me finesë
Me penelet hua të bojaxhiut komshi.
Më erdhe...
Me ankesën e passqyrës së lodhur
Tek e stermundoje
Si sherbetoren tende të bindur
Më erdhe ..
Shkela i ndrojtur bordurën tende
Dashurinë të ngrohja pak
Udhët ishin bosh, si përgjumje agu
Më erdhe...
Ti ishe atje, si endërr apo haluçinacion?
Metamorfozë shpirti?
Apo akull i bardhë, i bukur, ...i ftohtë ?
Më erdhe...
Si në një ceremoni zyrtare, përqafimi
Ngeli i varur te gjoksi im
E normica akulli nga trupi yt statujë
THOTË...
Përse duhem aq fjalë
Kilometra të gjatë, kaq shumë
T’i thuash me ankth , me një frymë
Si dalldisen ujërat në lumë?
E më thotë ky syri im
Mjafton dhe vetem një shikim.
Përse duhen aq fjalë
Të merzitesh hënën time
Të ndertosh një mal me mall
Dhe prapë të mos këtë mbarime?
E prapë syri im më thotë
Mjafto edhe vetem një pikë lot.
Përse duhen aq fjalë
Të ngresh një kala me betime
Të zbresesh qiellin e shtatë
Me yjet të flenë në endërrime?
E më thotë ky shpirti im
Më mjafton edhe një puthje me përgjerim
Përse duhen aq fjalë
Me bojë e letër pafund
Të zgjedhesh trendafila aq shumë
Dhe si dashuri t’i tund?
E thotë ky shpirti im
Hesht, janë zemrat në komunikim
Bình luận