top of page

PANAJOT  BOLI: Një veshtrim kritik rreth vëllimit me poezi ‘Mëngjeset e tua’ të Agron Memës



 

“MENGJESET  E TUA”, NJË SERËNATË  E ËMBËL PËR  SHPIRTIN DHE BUKURINË E FEMRËS

 

-Një veshtrim kritik rreth vellimit me poezi ‘Mengjeset e tua’ të Agron Memës-

 

NGA  PANAJOT  BOLI

 

Që në fillim do të thoshja  se të kënaqet shpirti dhe të pushtojnë ndjesi kaq të bukura kur lexon lirikat  e këtij vellimi që janë të kulluara, të çiltëra,plot magji, që dalin lirshëm ,pa frikë me një tingëllim embëltor nga pena  e poetit Agron Mema. Në gjykimin tim i gjithë vellimi mund të quhet një poemë  e gjatë lirike,  e sendertuar në melodi, kushtuar  bukurisë femërore, shpirtit të gruas, të mikës, të dashurës. Na vertitet në imagjinatën tonë, duke na nxitur këto lirika të bukura, të ndertuara me një ‘sinqeritet naiv’ buku\ritë e Helenës, Penelopes së Homerit, apo poezitë e Safos, Laurat dhe Beatriçet, apo Tanat dhe Tanushet.Çdo poezi është një rruazë  e praruar  në varësën që poeti i vë në gushë femrës, ‘’Perendeshës së dashurisë’, siç e quan ai.Që në titullin  e goditur dhe interesant, heroi lirik është i lumtur  me mengjesin e saj dhe këtë uron,dritë të kenë ditët,të kenë lindjen  e gëzimit, me aromë lumurie jete.Këto mengjese  ia fal kjo ndjenjë, kjo bukuri që ka hiret e femrës., dhe që ia drithërojnë shpirtin e trupin Sipas tij,jeta, po ta dish ta jetosh  është një mengjes i bukur, një mengjes prilli..Kjo simbolikë është çadra e gjithë poezive. Do të verej së poeti përdor  me sukses poezinë e shkurtër, që është mjaft  e arrirë , që kërkon konçizitet dhe detajin, gjë që autori e realizon me mjeshtëri  dhe i jep tonë patetike gjithë veprës.Levrimi i poezisë së shkurtër kërkon sintezë, figuracion të spikatur  dhe mesazh të qartë. Them se kjo është arritja dhe e veçanta  e poezive  të Agronit, që na sjellin një lirik të mirëfilltë, spontan dhe shumë  të ëmbël. Thashë më lart  se ritmi melodioz i vargjeve  i ngajnë një kolazh lirik të një serenate që fillon në mengjes me kafen  ku buzët e filxhanit lidhen me buzët e mikës që edhe ajo rrufit kafen , një urë ndjenjë ekzaltuese  dhe vazhdon me drithërimet dhe ngjyrat që ndez dita në të gjitha segmentet e saj, dhe arrin mengjesin tjetër, ku fikët Ylli Polar.Të krijon imazhin  e ndertesës së Perendeshës së dashurisë, ku heroi lirik, poeti, si Romeo, shfaqet herë pas here  në dritarën e saj i hipnotizuar  dhe i thotë romanca dashurie.


Sipari i vellimit hapet më figurës e nënës, e gruas që është burimi i gjithë dashurive,kuptimi i jetës.Ajo gatuan brumin e dashurive.. Dhe këtu është terë domethenia  e rrekëzave të dashurive  ku do të na drejtoj autori në poezitë e tij me përjetimet e gjalla nga jeta, me ngjyrimin emocional  që ai i jep shijimit të dashurisë, të natyrës,  të harmonisë  dhe bukurisë së jetës. E shprehur bukur në vargjet’Zemra e nënës është çudi/s’ka kod në botë që ta zberthej’nëvizon faktin se nëna është burimi i jetës, burimi i dashurive, burimi i hireve femërore.Duke kaluar në stilin e tij të preferuar, poezitë e shkurtëra, me origjinalitetin e tij, sikur na zgjerojnë diapazonin  duke na kujtuar rubairat e famshme të Kahjamit, apo poezitë brilante për dashurinë të Eseninit.

Gjendja shpirtërore e poetit  lidhet me ndjenjen e dashurisë, një ndjenjë lumturie që e jep me shkelqimin e bukurisë së natyrës, , duke filluar  me agun  e ditës, me ylberin,  me pranverën e drithëruar. Këto i skicon me mjeshtëri, me fjalë të thjeshta  por që marrin një ngjyrim të fuqishëm emocional.’Zoti të dha sytë / që të vuajmë ne’ ose ‘’Magjinë ta fali te syri/’ dhe me shumë çiltërsi e shtjellon’’po ta dha të dashurosh/ të jesh paqësor si ulliri/e jo si Çezari të torturosh’


Në terësinë e poezive  ndriçohet e bukura, himnizohet dashuria me të gjitha ngjyrat, por autori  në një persiatje për të, e thotë se është si një trendafil mes gjembave, me mesazhin se ajo duhet të mbrohet nga rreziqet dhe në thelb dashuria sipas tij ‘Ke mbjellë dashuri e korr lot’’ është vuajtje, është dhimbje, ajo është dashuri e vertetë. se shprehet në disa poezi të tjera ‘të duash është fisnikëri’, ‘të duash respekton njerinë’

Ka në vellim poezi edhe me dy vargje. I veçoj  për forcën e mesazhit , detajin e goditur dhe filozofinë që mbartin në disa fjalë. Eshtë edhe kjo një meritë e autorit.’Nuk të pashë sot/sy e shpirt me lot’ Vetem dy vargje dhe ato mbajnë brenda një ngarkesë të madhe  emocionale  dhe mendimi

Gati- gati në të gjitha poezitë elementi sytë dhe veshtrimi janë të pandarë.Ato lidhin , ose me saktë trasmetojnë ndjesitë nga liqeni i madh  i shpirtit , pra janë pasyrë e shpirtit. Mes këtij elementi autori na servis  dhe na i percepton këto ndjesi të gjalla, të fuqishme,gjë që i ngre vlerat poezisë.

Ndikimi i lirikës popullore është i ndjeshëm në këtë vellim poetik.Nuk është vendi këtu,se do të duhej një analizë e hollësishëm të jepnim  menyrën origjinale si e ka adaptuar në poezitë e tij përlën popullore dhe mençurinë e bregdetit nga ku është lindur e rritur ai. Më vinë ndermend vargjet brilante të popullit’’do marrë kazmë e lopatë/do të shkojë t’hap varr/ të shikojë ç’nur i ka renë/nur i kuq a nur i bardhë’’ dhe kujtoj mjeshtërinë e autorit  në poezinë ‘’E dashur, të bëhem gjapër i varrezave’’, një poezi brilante ku poeti pohon’’Për dashurinë/gjarpër i syrit tend/do të jem unë.’’ai ka imituar melodicitetin, ritmin , vargun 8 dhe 6 rrokësh, lirizmin e butë dhe të ëmbël, figuracionin e goditur dhe mençurinë bregdetase.Risi në këtë vellim është përdorimi i dialogut brenda poezisë, mes pyetjeve  retorike , një kuvendim i shpejt, konçiz,  e gershetuar dhe e i shkrirë natyrshëm  në poezi duke na kujtuar varacione të tilla që ka  krijuar artisti popull në këngët e tij.Interesantja është te këto poezi, se kur e lexon për herë të parë, kërkon ta lexosh për se dyti,për herë të tretë. Dhe sa më shumë ta lexosh , të ngjan më e e bukur.

Bukurinë dhe freskinë e  vellimit  me ngjyrime emocionale e ndjesi mbresëleëne, e retishojnë shprehjet, e kompozitat metaforike, ndertime të reja epitetesh metaforik  që i japin tipare të veçanta  dhe origjinalitet veprës. Gjetjet janë interesanta dhe befasuese. Unë do të permnd disa që më kanë lenë një shije kënaqësie dhe mbrese.’’Flladitet flladi kur ti shkon’, Te zemra jote jam satelit’’, ‘Dashuria është çmendje’Puthjet dhe dashuritë mbremësore’,’Kthetrat  e merzitjes’’’Lotë karafili derdhen gjethet’’, ‘’Loti është burimi që del nga nëntoka e shpirtit’’, ‘’Kjo je ti, feshfërimë e pranverës’ ‘Veshtrimi zt , katalog i perendisë’’’’Dashuroj perndishëm’’ ‘’endrra të petalta’’yll vezullitës’’, ‘’Shpirti i fëmrës është si ditë e prillit’ ‘vesh trendafilisht’’të mjaltëzuar’’’’mjaltizmi’,‘’Syri është bërë një violinë e shpirtit’’’rrezearlyer’’

Se fundi  do të thoshja si resume të një veshtrimi të shkurtër, ku poeti Agron Mema paraqitet para lexuesit  me këto lirika  margaritarë, se një njeri meskin, kur nuk di të shijoj dhe të zbuloj bukuritë e jetës , nuk di të dashuroj,  i takon vargu shkundes i poetit’’ti nuk di të shikosh e të lexosh sytë e një femre’’

Suksese  e shumë urime Agron Mema

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page