top of page

Panajot Boli: -Një tufë lirikash-


-Një tufë lirikash-


URIM


- ditëlindjes së kolegës sime-



Pranvera i tha piktorit Mars t’i bëj portretin më të bukur

E garderrobën më të shtrenjtë i fali, si princeshë ta vesh

I tha diellit arkitekt të ndertoj nje shpirt si hojet e bletëve

Një ndertesë drite,ku zemra e dashurisë,vetëm të buzëqesh


U tha fladeve të luajnë me flokët e valëzuara mbi ballë

Yjeve t’i zbukurojnë sytë me dritën e shpresës vezullim

I tha hënës ta shoqeroj mbremjeve me dritën endërrimtare

Dhe detit ta bëj kapitene stoike, të patrembur në lundrim.



Marsi e mbajti premtimin, portreti doli i brishtë, mrekulli,

Edhe dielli si arkitekti i zoti,punoi mjaft mirë, i doli mbanë

Hëna dhe yjet i hodhen dritë me thasë mbi supet e viteve

E ajo,kapitene e rreptë, mes dallgëve te egra, në detin pa anë


PUTHJA


Ç’e kujtove sonte në këtë vjeshte, stinën e trishtimit

Puthjen e shpejtë dhenë fshehtas para ziles se mesimit

Dhe zilja u bë ankth, melodi, u bë gjethe e gjelbëruar

Tingëllonte me rrahje e zemrës, plot etje, e mrekulluar.


MOS U ZËMËRO, E DASHUR.



Ti mos u zëmëro e dashur, ca kohë do të mungojnë sytë e mi

As mos prit mesazhe të ëmbla,edhe ato do të flenë pak nën hi

Ndofta kthehem prapë me dallendyshet, me një tjetër pranverë

Ndofta sjell një qiell krejt tjetër, ndofta sjell një yllësi të terë..




KY VEND MEMEC.


Mbeti shurdh ky mali im, u kerrus si plak mjeran

S’degjon as këngën e zogjve,as thellëzën qe ofshan

Fushës i merren mendtë, zgjat kokën me mundim

Të degjoj gurgullimën e lumit,të trishtën shushurimë


Fshati im zgjohet vonë, kruan veshet, ... shurdhëri

Nuk degjon vajtimin e një qeni qe i iku zoti, fatzi

As këmbanën e pikëlluar qe percjell nenë Sofinë

As fershellimën e erës qe kercen kobshëm mbi çatinë


Mengjeset memecë, zbresin pa zhurmë, melankolikë

Zvarriten nepër rrugë, si prej ditës të kenë frikë

Njerezit levizin buzët, po zë nuk nxjerrin, shurdhëri

Vetmia memecëron e kalëron sokakut si një heshtim ogurzi.



NË MBRETËRINË E BARDHË


Sa shumë u lodha të gjej derën e mbretërisë së bardhë

Atje ku dielli dhe shpirti dritë qumeshtore të ëmbël kanë

Atje ku lulet nazemadhe këtë ngjyrë dashurojnë si vajzat

Atje ku mengjeset si nuse hapin sytë e tyre të bukur filxhan.


Atje ku udhët shkelqejnë si rubim në mbretërinë parajsë

Ty të kërkoj me ankth në vezullimin e bardhësisë së artë

Më vello nuserie më shfaqesh ti, mes lumturisë së marrosur

Përqafimet, puthjet, të gjitha të bardha, si etja...e zjarrtë.




ENDËRRKRISJE.


E luten diellin të sillte pranverën me shpejt

Ta shtynte me berryl pak dimrin me thellim


E dolën të parët ta presin të brishtat, mimozat

I bënë lajka me lulet e tyre aromëverdha

Bajamja me të bardha, pjeshka me të roztat



Kur dita u zgjua , thellimi e shtyu keq diellin

Bajamet dhe mimozat kafshuan buzët e nxira

I struku thellëzat e me bubullimë, nxiu qiellin.



PËRQAFIM


Vjen e ëmbël si dikur,kokën mbi gjoks e mbeshtet

Zgjat duart qumeshtore, si një zog më fut në rrjet’.


Pulit sytë dhe hesht,si stratege ngushton rrethimin

Heshtja bëhet fir, shkon e fle me përqafimin.


Do të mas pulsin e zemrës, të degjoj: a rreh ‘vertet’?

Ah,si dikur hidhet në kraharor,si tokmak po godet





GËZIMI I VYSHKUR....


Në një çast...

U lumturuan lulet e s’mbahen

Sfilatat e bukurisë nuk kanë të mbaruar

Maleve u varin gjerdanë

Kurora i thurrin fushës lulanë.


Për pak dashuri....

Therrasin fluturat të vinë në lendinë

Agu pa dalë,i hedhin aromë gushës së luginës

Ftojnë buzëqeshjen e diellit

E naten nuserojnë si yjet e qiellit


Sfilatat... mbaruan

Petalet u rrudhen e u kerusen si plaka

Nga turpi vrapojnë në panik të fshihen

Gonxhja mori ngjyrën e eshkës

Si syri i vajzës qe pret në dritarën e vjeshtës.




. MALLI


Malli i zverdhur si gjethja, rri varur në një dëgëzë shpirti,

Pret si ëngjëll buzeqeshjen tënde, të ringjallet si Krishti


NJË LULE NË BEDEN TË KALASË


Në bedenen e heshtur të nxire nga baruti

I buzeqesh diellit një lule e vetmuar

Si një qiri i ndezur nuseron natë e ditë

Nga zemra e përveluar e vashës së malluar


Përmbi beden loti i dhimbjes së saj pikoi

Dhe gurin e sertë e zbuti, saksi e shtroi.


VALET


Valët më shetisin mbi një karrocë të kaltër mbreterore

Dielli më shkel syrin , përtej përmbi bregore


Në karrocë mbretërore, nanuritem i mbyll ëmbël sytë

Rrugë si me petale blu, në krah perendesha Aferditë.



DEHUR NGA FLLADI


I miri deti Jon, më nis një fllad të kaltër

Më dalldisin gjoksin valët qe garojnë pa mbarim

Flladi i malit i bën ftesë flladit te detit me hire dashurie

Dhe kërcejn’ valsin e lumturisë në oden e shpirtit tim

30 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page