top of page

PANAJOT  BOLI: NË PREHRIM TIM... KALTËRSIA


NGA PANAJOT  BOLI

 

Me detin po bisedoj

Dhe ai më përkedhel me valët

Fytyrën e dielltë

 

Më detin përqafohem

Dhe ai mantelin e kaltër më rregullon

Në supet e skuqura

 

Me detin po flertoj

Dhe ai më hedh hopa si një fëmijë

Në shpirtin e tij blu

 

Me detin po luaj

Dhe ai kërkon në gjak të tij,Syrin e Kaltër

E ma hedh në sy.

 

Lindur në kaltërsi...

Në prehër më janë ulur  kaltërsitë

E yjet kërkojnë

 

Të dy

Lumi dhe deti

Më bën kaltërsi

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page