Panajot Boli: KUR TË BIE NATA...
- Jul 18, 2025
- 1 min read

Diellin e lodhi dita e gjatë
Mbi shpinë të detit u mbeshtet
Të çlodhet pak e të fikë dritën
Të qetësohet në mbretërinë e vet
Kori i ngjirur i gjinkallave marroke
E rifreskon paksa këngën që u mbeti
Një puhizë të përgjumur,, të sapozgjuar
Për meshirë ua dergon deti
Përgjumët dita që dihat e djersitur
Ja dhe silueta e hënës që ngjitet në fron
Fton yjet të vijnë në amfiteatër
T’i varin natës ca copa neonë.
Gjinkallat po çlodhen tani
Dhe deti u shtri,po merr një sy gjumë
Nga epshi i dehjes nga vapa
Çapitem drejt bregut në lumë
Nata verore freskon gushën
Te Syri i Kaltër , mbjellë me yllësi
Pres ti ,e mira ime, mos vono
Na ka ftuar hëna të dy
Mos vono të lutem, eja si flladi
Natës t’i pëtypim pak magji
Unë të bëhem luginë ku të sdhtrihesh
E Zanë tekanjoze ti.









Comments