Pasdite vonë...
Kujtimet e lodhura
Poshtë ullirit të gjyshit u ulen
Në detin e zjarrmuar me valët që lotojnë
Magjinë e përendimit shijojnë.
Ndofta në mbremje
Në degët e tij varen yjet
E me ta vjen edhe hëna si magjistare
Me gjyshin prej dore me sytë e përmalluar
Me mjekrën e bardhë,praruar.
Të ndrojtura kujtimet
Mblidhen te prehri i gjyshit
Nën hijen e ullirit ku endrra frymon
Me detin kaltërosh ku laheshin neraidat peri
Ku dilte si xhide bajlozi i zi
Pastaj.. kala fshati im
Ku mure u bënë tre male të urtë
Si babagjyshër trupmedhenj ta mbanin
Ku drynët e mëdha të derës i mbante gjyshi im
Dhe i tundte para syrit tim
Po çlodhen kujtimet poshtë ullirit të gjyshit
Magjinë melankolike të përendimit shijojnë
Presin.Ja sa të iki nata,të çel agu i mengjesit
Me kalin e bardhë të fëminisë të udhëtojnë
Në vithet e kalit hipur edhe princesha ime
Me endrra në krah,dimër e verë, udhëtime..
ZGJIM...
U zgjua agu
Maleve, krahët u hedh
Dhe buzëqeshjen e diellit pret
I dashuruar
Detit gjumash,
Valët, ujë i hedhin syve
Dhe pulëbardha i ledhaton qepallat
E dashuruar
Ti nga dritarja,
Sheh agun dhe detin që zgjohet
Dhe shijon ende puthjet në edrrën
E përmalluar
Ky zgjim....
I bardhë, i bardhë
Mall i ëmbël.
Dhimbje me sembim
SYTË JANË...
Sytë janë sytë..
E ç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Agimet e një shpirti
Sytë janë sytë..
E ç’ mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Dy yje si qershi
Sytë janë sytë ..
E ç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Dy pulëbardha të dashuruara
Sytë janë sytë..
Eç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Dy drita,dielli dhe hëna
Sytë janë sytë..
E ç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Dy rubina qe nuk blihen
Sytë janë sytë..
Eç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Dritë e ndezur e dashurisë
Sytë janë sytë..
Eç’mund të jenë tjetër?
Veçse..
..Zgjimi i jetës
Comentarios