PANAJOT BOLI: GRIMCA RERE U BËRA...
- Jul 9, 2025
- 1 min read

NGA PANAJOT BOLI
Të adhuroj o det..
Sa shpesh ta kam thenë...
Si një trendafil i kaltër
Më ndjell..më rrezellën
Të adhuroj o det
Sa shpesh ta kam thenë...
Kjo dashuri kuqëlon
Si gjak i pastër në venë
Të adhuroj o det
Sa shpesh ta kam thenë
U gurosa në breg shkembor
Pranë teje, belzenë.
Të adhuroj o det
Sa shpesh ta kam thenë...
Valët e tua të më puthin
Agut të larë e natën me henë
Të adhuroj o det
Sa shpesh ta kam thenë...
Më zhbirove thellë,bëre fole
Gervishje shpirti më ke lenë
Të adhuroj o det
Sa shpesh ta kam thenë...
Miliona grmca dashurie
Bregut, ti t'i kam dhenë
Breg shkembor për ty u bëra
O deti im i paanë
Me valët të më përqafojnë
Si Neraidë të të kem pranë









Comments