top of page

PANAJOT  BOLI: AKOMA NË RRUGËTIM

ree

 

Peshperis e peshperis ,oh, sa shumë u lodha

E dëgjon këmba  e zë e flet: më ther,më ther

E ashpër kjo rrugë e gjatë plot me monopate

Keq më mundon, sekretin e fatit seç ma tjer.

 

Skulptor u bë stralli te shputa e këmbës sime

S’e lanë as dhe gjarpërinjtë dinakë pa pickime

Dielli më ndiqte pas që  të më maste durimin

Dhe  hëna,e mira ime, më joshte në endërrime

 

Sa herë u tall era e marrë  duke më fishkellyer

Qeshte si idiote e më plaste me inat në shkembinj

M’i nxinte buzët me thellimin e helmuar,akullnajë

Më godiste me breshër si demon në kokë e brinjë

 

Nga larg më bënte me dorë gjarpërimi i përpjetës

S’më linte një çikë mes zhegut mbytës të pushoj

Më nxiste të zbrisje në një luginë të bukur,magji

Dhe  lumin e fryrë të rrembyer, me not ta kaloj

 

Më panë krojet e lara e më flladiten buzë e gushë

Më panë agimet e ëmbla,më falen dritë argjenlarë

Lulet renden të më presin si të jem Maratonomak

Më ndiqnin thellëzat  me këngën: Udhë të mbarë

 

Rrugë e sertë kjo rruga ime,rrugë me fllade drite

Seç m’i lodhi këmbët, ah,sa mirë pak po të pushoj

Tutje vetem kaltërsira,dredha ,dredha ky horizont

       Ngrihem prapë : udhën e bukur të yjeve po kërkoj

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page