2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI
AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXVI.)
Rreth datës 14 Nandor 1990...
Në Varrezat Rrëmaj të Shkodres.
Pak vite ma parë mësova një të fshehtë për Pader Mëshkallën...
Ishe me një gazetar anglez në varrezat e Rëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin. Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht? –Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë u afrue e filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndiente për hapjen e Kishave në Shqipni, edhe pse ajo kishte lindë mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë, sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj: “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em, Padër Mëshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari. Madje, Ai më kamësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot unë po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij. Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue Padër Pjetër Mëshkalla!”.
Vëreni me kujdes artikujt, programet, metodat e punës së Tij me RININË dhe, keni me pa se sot, ajo Bota moderne dhe e përparueme, që mbështetet dhe ecën drejtë në shina të sigurta mbi parimet e shëndoshta të edukatës dhe moralit, përdorë ato metoda edukative e kulturore, që përdori At Mëshkalla i Madh i Shkodres, pra jo pak, por 85 vjet ma parë, bash në Shqipninë e atëherëshme dhe të “mbrapambetun”!
Kjo vepër aq e vlefshme dhe aq e madhe kje e përditëshme dhe e pandërpreme deri në fund të jetës së Tij.
Vepra e Tij si Bari i Mirë, mbeti kudo ku Ai vuni kambën, edhe pse ujqit komunistë ishin gjithnjë tue pré delet dhe qingjat. Ndonse i survejuem, kudo e gjithmonë me Sigurimin mbas shpine, tue e vrojtue se ku po hyn, sa po rrin, shka po ban, me ke po rrin, shka po flet, prej kah erdhi, ke takoi rrugës, kush e ndaloi, a i dha gja dhe, a lanë takim prap për nesër, e në mënyrë të posaçme, kush i shkon në shtëpi?.. Ai nuk u përkul, Ai nuk e njohu frikën, po vazhdoi me punue pa u lodhë si Misionar i vërtetë që ishte, gjithmonë i vorfën për nga ana materiale, por gjithmonë i pasun me virtytet e Shpirtit.
Ishte i lindun, i edukuem dhe i brumosun për me ndihmue të tjerët me moralin Kristjan, me edukatën humane e kulturën europiane, me rregullat njerëzore, normat dhe mënyrën e Tij MESHKALLJANE, një rrugë krejt origjinale, gjithmonë e pa shkelun, e pastër për nga ana morale e shpirtnore në sherbim të shoqnisë njerëzore në të gjitha pikëpamjet, ashtu si ishte edhe Ai vetë. Ajo edukatë ka kenë, asht edhe sot e do të mbetët e pavdekëshme për të gjithë Popullin Shqiptar e Rininë e tij, që me vepra Ai provoi se, e desht dhe sakrifikoi për té aq shumë!
Mënyra e sjelljes së At Mëshkallës me Rininë tonë e kryesisht me ate të burgosunen nga komunistët barbar nder burgje dhe në kampe pune dhe shfarosje, do të mbetet nder kapitujt ma të çmueshëm të edukimit shpirtnuer e Atdhetar Shqiptar!
Pader Mëshkalla asht modeli i persosun i antifanatizmit dhe i unitetit kombtar mbi parimet ma të njoftuna të asaj Botë që, edhe Europa moderne e sotme duhet të mësoj prej saj...
Parimet e Tij pedagogjike të edukimit nga shkolla fillore e deri n’ universitetet e sotme, janë të pakundershtueshme e brilante!
Atëherë cila asht arsyeja që shkollat tona Shqiptare (mbrenda e jashta shtetit), nuk permirsojnë programet e tyne gjysmake?
Deri kur do të vazhdoni me punue me kaq zell per zhdukjen e Letersisë së Veriut? Deri kur do t’i mungojnë shkollave tona:
Don Aleksander SIRDANI
At Anton HARAPI OFM.
Anton LOGORECI
At Anton LULI S.J.
At Anton ZANONI S.J.
Prof. Arshi PIPA
Bajame HOXHA ÇELIKU
Prof. Bep ZORBA
At Bernardin PALAJ OFM.
At Benedikt DEMA OFM.
Branko MERXHANI
Dedë GAJTANI
Engjëll RADOJA
Prof. Ernest KOLIQI
Et’hem HAXJIADEMI
Prof. Faik KONICA
Prof. Filip FISHTA
Prof. Frano ALKAJ
At Gjakomo GARDIN SJ.
At Gjergj FISHTA OFM.
Gjergj PEKMEZI
Gjush SHELDIJA
Prof. Guljelm DEDA
Havzi NELA
Helena LULI
Ilo Mitkë QAFZEZI
At Justin RROTA OFM.
Prof. Karl GURAKUQI
Don Kolec PRENNUSHI
Kolë Bib MIRAKAJ
Kolë THAÇI
At Konrrad GJOLAJ OFM.
Krist MALOKI
Prof. Kristo FLOQI
Don Lazer SHANTOJA
Prof. Lef NOSI
Lek PERVIZI
At Luigj MARLEKAJ OFM.
At Marin SIRDANI OFM.
At Mark HARAPI SJ.
Prof. Martin CAMAJ
Prof. Mati LOGORECI
Prof. Muzine KOKALARI
Mustafa KRUJA
Prof. Namik RESSULI
Ndoc VASIJA
Don Ndre ZADEJA
Don Nikoll GAZULLI
Prof. Nikoll DAKA
Don Nikoll MAZRREKU
Prof. Mark DEMA
At Pashko BARDHI OFM.
Pjeter GJINI (Humorist)
At Pjeter MESHKALLA SJ.
Imzot Preng DOÇI
Qemal DRAÇINI
Prof. Sami REPISHTI
Simon SHUTERIQI
Prof. Skender BUÇPAPAJ
Prof. Tajar ZAVALANI
Imzot Vinçenc PRENNUSHI
Zef HARAPI
At Zef SCHIRO SJ.
At Zef VALENTINI SJ.
Zeqir LUSHAJ
Zoj XOXA
(Rreshtimi asht ba me shkronjen e parë t’ emnit shkrimtarit.)
Mungesa e këtyne Emnave nder shkolla ka arsyen e shkrueme nga Viktor Hugo: “Letersia asht qeverisja e njerzimit nepermjet mendjeve njerzore” (1878). Shqiptarë! Puetni veten:Pse sot nuk vlejnë këta Emna të Nderuem!
Shenim F.R.: I kerkoj falje ndonjë Emnit të harruem padashje...
Melbourne, 3 Shtator 2021.
Comentarios