Fatmir Terziu
Një pyetje mund të mbetet si e tillë, pra pyetje për tërë atë, që ka ndodhur dhe ndodh edhe në lëminë e letrave shqipe. Pra, pyetja, „Deri në çfarë mase Revolucioni Rus u shfaq, për të qenë pjesë e një transformimi më të gjerë kulturor dhe estetik?, mund të mbetet dhe një e tillë, sikurse e cituam. Në mjedisin krijues sovjetik, ajo që është interesante, për shumë prej atyre, që iu afruan „revolucionit“ me shpresë dhe entuziazëm (pa marrë parasysh sa ishte e paqartë, se me paqartësi ishte kjo) është se, siç bëhet e qartë në vitin 1917, krijuesit shpesh ishin përfshirë në revolucione artistike, si pjesë të kopshteve avangarde (grupi Acmeist, Skitët, dhe veçanërisht Simbolistët, etj).
Shumë prej tyre, duket qartë se dëshironin fundin e botës së vjetër, të ëndërrojnë të hedhin Dostojevskin, Tolstoin dhe mjeshtrat e tjerë të vjetër 'nga anija e modernitetit', siç e kishte shkruar Majakovski, për të 'shkelur të kaluarën poshtë këmbëve tona', dhe këtë siç e thotë Vladimir Kirillov. Rastet me krijuesit shqiptarë të periudhës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nuk janë pak(!)
Diku thuhet se kishte fjalë për tolerancën bolshevike. Lidhur me tolerancën bolshevike, Majakovski bën një rast interesant. Edhe Stalini, në vitin 1917, e quajti atë poeti më i mirë, më i talentuar i epokës sonë Sovjetike. Kështu që ai ishte më se i toleruar. Ai u festua. Megjithatë, Majakovski vetë shkruan se sa i sëmurë ishte në Rusinë revolucionare, një zog tropikal në klimat dimërore. Dhe në strofën përmbyllëse të "Për Rusinë" (1917), ekziston një ndjenjë parandjenje: "Ekzotike, e çuditshme, / edhe unë mund të zhdukem / nën tërbimin e të gjithë Dhjetorëve."
Sikurse dihet, duke e shtyrë poezinë përsëri në periudhën cariste, Majakovski, po përpunonte në mënyrë aktive imazhin e tij, një imazh i poetit të rreshtuar me revolucionin, në hap me marshimin e historisë. Poema që ai shkroi në dhjetor 1917, ‘Marshi ynë’flet qartë. Mbi të gjitha, kauza e Komunizmit po paralajmërohej nga individualisti i përkryer, por që në fakt, Majakovski vetë, kurrë nuk u bashkua me Partinë Komuniste.
Hozzászólások