top of page

Pak përtej një vizite zyrtare në MB

Updated: Mar 28, 2023




Pak përtej një vizite zyrtare në MB


Këto ditë kanë qenë plotë hall dhe zell në grupet e emigrantëve në MB. Vizita e Kryeminstrit Rama në numrin 10 dhe takimi i tij me Kryeministrin Rishi Sunak, gjithashtu dhe fjalët e Kryeministrit Rama nëpër mediat britanike e në atë zyrë gjithashtu „në mbrojtje të shqiptarëve“ sollën duartrokitje në kafene para televizorëve që ndiqnin sytë e kësaj kategorie dhe madje edhe stres në anë të tjera, ku sy të tjerë mbetën të hutuar e dyzues. Njëra palë e quan mjaft sukses dhe me fat që kanë një Kryeministër të tillë, e tjetra fatkeq që janë në gojën e një propagande fine. Pos, të tjerave realiteti është ky. Realisht, Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe foli „në mbrojtje të shqiptarëve“, por zhvilloi edhe takime zyrtare kokë më kokë, madje edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Duke u ndalur tek largimi i të rinjve, kreu i qeverisë u shpreh se „sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund t'u thuash dot njerëzve qëndro këtu pasi ke një të ardhshme të shndritshme, por ato janë të lirë të lëvizin kudo që ato duan.“ Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen. “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurtë, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë. Kjo është e njohura e fjalëve të Ramës që ishin në publik, të tjerat i kanë sirtaret, i kanë dosjet dhe ditaret. Cila është e vërteta?

Po ato ditë të qëndrimit dhe fjalëve të Ramës në Londër, një nga ministrat e Qeverisë së tij, Ministri i Brendshëm Çuçi, u takua me homologen britanike Suella Braverman, që ka qenë në qendër të vëmendjes së kohëve të fundit për shkak të fjalëve të saj ndaj shqiptarëve. Ai është shprehur se me “Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacioanle, që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara. Ai tha se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Mbretërinë e Bashkuar. Më tej ka postuar në rrjetet sociale se „Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stererotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”.

Ai ka shtuar se “Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të aministojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe që nuk ka rekorde kriminale në ngarkim. Çmoj shumë asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore”, shkruan ministri në Facebook.

Nga sa u pa dhe u dëgjua duket se diçka e rrëndësishme u harrua. Edhe pse diku u duartrokit e diku u hamendësua në këtë rrjedhë vizite dhe në këto takime zyrtare të palës shqiptare u pa dhe u dëgjua në sy të vërtetë dhe ajo që u harrua të thuhet se PS dhe Edi Rama kanë këshilltarë britanikë laburistë. E kjo nuk do as bukë e ujë kur vjen puna të flitet „politikisht“ në këtë rrëmujë. Më qartë u duk fare mirë se fjalët ishin thuajse të ngjashme me ato që u dëgjuan natyrshëm politikisht kohë më parë edhe nga laburët. A mos vallë Rama dhe Çuçi u diregjuan nga kundërshtarët poltikë të qeverisë britanike të ngrejnë e të bashkojnë zërin në korrin kundër? Para disa kohësh, një ministër i Partisë Laburiste për imigracionin britanik publikoi një dokument konsultimi, ku në thelb ishte fitimi i të drejtës për të qëndruar në Britani, ku propozohej që migrantët e rinj do të bëhen shtetas britanikë vetëm nëse fitojnë mjaft 'pikë'. Ata do të marrin pikë për t'u bashkuar me një parti politike, ose për të bërë punë vullnetare dhe do të humbasin pikë nëse tregojnë një "mospërfillje aktive për vlerat e Mbretërisë së Bashkuar", si për shembull duke marrë pjesë në protesta të nxehta kundër luftës, ose duke vënë në dyshim "mënyrën britanike". e jetës'. Një kritik e ka denoncuar atë si 'qeveri nga Tesco': ashtu siç fitoni pikë Clubcard në Tesco duke qenë besnikë dhe duke ripërdorur çantat e ushqimeve, tani migrantët do të jenë në gjendje të fitojnë pikë qytetare duke qenë individë të bindur.

Në fund të këtyre takimeve u mësua ajo që u shfaq në publik, dhe jo ajo që mbeti në bisedimet kokë më kokë, ndërsa disa media menjëherë shkruajtën me zell se do të ketë kthim të menjëhershëm të shqiptarëve që vuajnë dënimet në burgjet britanike për çështje të përfshirjes në krime.

Fjala e Ramës po ashtu dhe ajo e Çuçit duket se tregon se ata në vend që ta shohin shqiptarin e lënë në mes të rrugëve dhe në fatin e tyre si të tillë, ata e shohin gabimin qeverisës si një marrëdhënie aktive, të rritur, demokratike dhe politike për ta përdorur në formën më të zhdërvjellët propagandistike midis individit dhe qeverisë së tyre. Rama dhe Çuçi e shohin atë si diçka të ngjashme me marrëdhënien midis një mësuesi dhe një nxënësi potencialisht të lënë në bangën e fundit: një qytetar duhet të jetë me sa duket gjithnjë në fatin e tij të zi, në emër të lirisë dhe pastaj në lëmoshën e fjalës për mbrojtjen e tij që jo pak herë nëpërkëmbet.

40 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page