NJË PROSTITUTE*
Bukuroshja ime, përse vallë
Të rrëmbeu Djalli e të hodhi
Në greminë, nga ku asnjë gjallë
Dhe me ndihmë të Zotit, dot nuk doli.
Patjetër, ke diçka prej Perëndie
Gjersa magjeps djemtë, i le pa mend,
Gjersa vijnë dhe pleqtë, dhe pleqërisht
Zvarriten si kërminj e të përjargin.
Bukur! Mbi çatinë që kaq shumë breshër
Bie,
Ç’punë do prishte vesa si një ëndërr?...
Po si t’ia bëj unë zemrës sime,
Që s’të nxjerr dot prej llumit ku ke rënë?...
· E ribotoj, për mungesën e një vargu për pakujdesinë time,
· Faleminderit.
PAK NGA PAK…
I njoha të gjitha
Pak e nga pak
I thinjur, i stërmunduar,
Plak:
Pashë vegime që s’i kisha parë.
P.sh. vetëtimën si një mesazh të Zotit,
Që EDISONI,
Të shpikte llampën elektrike
Dhe natën ta bënte DRITE…
Por dhe si hark elektrik
Në shpirtin e të dashuruarve
Kur shkrihen e digjen
Në zjarrin e dashurisë…
· * *
Nuk them
KE FAJ TI
Që s’bën dot dritë,
Me mua
Ç’dreqin ke
Që ma fik DRITËN?...
Faleminderit o shpirt drite, Myslimi.
Ke dritë plot. Edhe për ata që të lexojnë.