
Pak nga një ëndërr
-Unë e pashë këtë-
Nga Fatmir Terziu
Vëzhgova një burrë me cigare atje lart.
Tymi i cigares
dhe kapja e lehtë e resë që u shpërnda
në pëllëmbën e një meteori të madh,
dhe m'i mbylli sytë
kaçurrelja gri që më kon
ndërsa kërkoja një ëndërr më të qartë
duke bërtitur baba, baba për kë po mendon?!
Dhe unë u enda kinkalerive në Elbasan
poshtë e lart,
u rrotullova nëpër kafenetë e vjetra
lashë pas, Skampën, Namazgjanë
duke lënë gjurmë në lokale të tjera
u takova me miq dhe kalimtarë
u ula me poetë e letrarë
dhe mes tavolinave të mbushura me tym
kalova orë të gjata duke qarë.
E ndjeja lart e poshtë
rrugëtimin dhe lodhjen e këmbëve
por e mbaj mend diku matanë
unë bleva
nga ana tjetër e rrugës
një arkë me duhan!
Dhe unë qëndrova nën një çati të hapur
duke vëzhguar gazetat e prera me kujdes
dhe cigarishtet e ngrëna nga bloza
duke lëvizur këmbë e duar
ashtu i hutuar
kisha humb,
në një pellg lotësh duke bërë rrathë pa fund.
Comments