Pak nga errësira e një kohe të shkuar


Një berber, një ushtar dhe një oficer (Pak nga errësira e një kohe të shkuar)

Fatmir Terziu

Një ushtar i sapo mobilizuar dhe një oficer takuan në udhë të gjatë një berber dhe ecën në errësirë, me një fener, nuk u ndanë bashkë me ditë e me natë.


Të tre udhëtonin për në fshat diku rreth tetëdhjetë kilometra larg, ushtarit i kishte ardhur një telegram, oficeri, tha se transferohej në fakt, berberi shkonte në një dasëm.

Bashkë ndaluan nën një rrap, të mbyllnin një sy atë natë, ushtari kishte ca sende në një napë, berberi mbante në sqetull një çantë, oficeri disa materiale bashkë në krah.


Të tre pushuan dhe vendosën bashkë të zgjohen me radhë për të mbajtur një sy në bagazhet e tyre nën rrap ku era fryhej dyfish e sikleti i natës së fraqtë mbinte frikën si mornicat në mish.


I erdhi radha berberit që të qëndrojë zgjuar ai u mërzit duke lëvizur këmbë e duar e sytë iu ngulën mbi çantën e tij të rrojës, mendja menjëherë i hyri lojës: “Po i jap oficerit një “zero” falas, kështu që tani do të kemi dy ushtarë, nga frika më s’do të plas, e gjumin do ta bëj të mbarë”.


Kur i erdhi ora për dezhurn oficerit, e qeshura plasi në krah të berberit, oficeri qeshte duke lëmuar kokën si ballin: "o, berber budalla, paske zgjuar ushtarin!"

11 views

Shkrimet e fundit