Pak mbi Etruskët


Astrit Lulushi


Kur Roma u themelua, sipas Plutarkut, Romuli solli etruskë nga Toskana, të cilët përhapën mes banorëve zakone e shkrime të shenjta, dhe i mësuan t’i respektonin. Fillimisht, ata hapën një gropë depo në formë rrethi në qëndër të Romës. . . ku depozituan frytet e para të të gjitha prodhimeve që mund të përdoreshin sipas nevojës; çdo romak solli një pjesë të vogël të sendeve a prodhimeve të vendit nga kishte ardhur. Këtë llogore me rezerva të çfarëdollojshme, romakët e quajtën me fjalën etruske “mundus”, sepse u jepte njerëzve mundësi në rast nevoje. Rreth ‘mundus’ romakët ndërtuan Romën që ndikoi gjithë Botën (Mondo). Mundus, në qendër të çdo qyteti Etrusk, hapej thellë në tokë, dhe mbulohej nga një gur i madh, i quajtur "guri i shpirtrave", i cili hapej vetëm në ditët kur të vdekurit lejoheshin të ngjiteshin mes të gjallëve, ose në kohën kur frutat e parë depozitoheshin për perënditë si ofertë korrjesh. Dy rrugët kryesore të qytetit kalonin në këtë vend, duke e ndarë zonën në lagje. Ky plan i rrjetit të rrugëve kishte një kuptim fetar; pasqyronte pamjen se si etruskët e shihnin universin. Etruskët besonin se qielli ishte i ndarë në katrorë. Sipas Etruskëve, shpjegon Plotarku, në veri, në pjesën më të lartë të qiellit ose në majën e qiellit, banonte kryeperëndia, Tinia ose i Tij. Në anën lindore të qiellit ishte mirësia. Ana perëndimore ishte më pak e favorshme, dhe këndi veriperëndimor ishte më pak me fat nga të gjithë. Etruskët i konsideronin të domosdoshme kërkimet në qiell për planet e tyre. Kështu, qielli ndahej në 16 pjesë me një kuptim akulti për secilën.

Etruskë e bëjnë njeriun të mendojë - aq shumë i dhanë njerëzimit sa edhe vetë u shuan. Me përjashtim të disa mbishkrimev