top of page

Pajtim Xhelo: Bota e virgjër po harrohet


Bota e virgjër po harrohet


Sa herë kaloj te rrugic' e vjetër,

ndjej lotë malli në buzë të mblidhen,

në shpirt më troket mjalt' i kohës tjetër,

hedh hapin ngadalë, këmbët më dridhen.


Ja bota jonë, heshtur fle atje,

E thjeshtë, e varfër, veç pa kufi,

pak ëndra, nisnim në qiell si re,

prisnim të zbriste ndonjë mrekulli.


Rrëmbej kohën mbi sup dhe rrugëtoj,

por nuk qenka i lehtë përmallimi,

kundër rrjedhjes të ngjitem po notoj,

lumit tretur gëzimi dhe trishtimi.


Aty ku dikur jeshikonte bari,

këmbëzbathur shkelnim në virgjëri,

vap' e korrikut dhe ngric' e janarit,

për ne ishin të dyja dashuri.


E shihnim diellin kur perëndonte,

veç dinim që do kthehej përsëri,

ku fillonte bota dhe ku mbaronte,

për ne ish hyjnore, qe shenjtëri.


Tani dhëmb ky shpirt dhe brenga më bren,

shoh pallate si shufra arixhiu,

as lëndinëz me bar për mall nuk gjen,

natyrën dhe tokën po vret njeriu.


Mbi sup s'po rëndom më koha e vjetër,

po tretet bota në përfytyrim,

e thjeshtë, e varfër qe jeta tjetër,

një këngë e brishtë, një vallëzim.


Zot mos hesht kur po vdes virgjëria

ato vite nuk kthehen më, e di,

njeriu s'ka forcë, pritet çudia,

plagën e hapur e shëron veç ti.


Pajtim Xhelo, 15 janar 2024

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page